Në Tajlandë vijon prej të dielës operacioni për shpëtimin e 11 fëmijëve dhe trajnerit të tyre, mbetur në një shpellë për afro dy javë.
Për dite me radhë ata u konsideruan të zhdukur, derisa një ditë u gjetën. Por operacioni i nxjerrjes së tyre prej aty, për shkak të izolimit të vendqëndrimit të tyre nga uji, është një heroizëm më vete.
Një ditë më parë u arrit të nxirreshin 4 fëmijë dhe i pesti doli këtë të hënë.
Operacioni vijon për nxjerrjen e të mbeturve. Autoritetet thonë se nëse nuk do ketë rënies shiu, gjithçka mund të përfundojë sot. Nxitimi është për shkak se rënia e shirave mund ta çojë në qëndrimin e tyre aty brenda për javë të tëra. /tesheshi.com/