Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi në një pikë kontrolli të sigurisë në Tajlandë. Incidenti ishte sulmi më i keq në vite, në një rajon ku fushatat separatiste kanë marrë mijëra jetë.
Një zëdhënës i ushtrisë, konfirmoi numrin e të vdekurve duke thënë se përgjegjës për sulme janë bandat që e kanë bërë të zakonshme të ndërmarrin sulme të tilla.
Rajoni Yala, ku edhe ka ndodhur sulmi, është shtëpi e minoritetit musliman në Tajlandë, e cila dikur i përkiste sulltanatit të pavarur të Malajzisë, para se Tajlanda ta aneksonte në vitin 1909. /tesheshi.com/