Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka asnjë përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë, e madje shtoi se kanë dhënë prova se dinë të bashkëpunojnë.
“Unë nuk di që të ketë një përplasje të Policisë me Prokurorinë dhe as anasjelltas. Policia dhe Prokuroria kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë, të bëjnë ç’është e mundur për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin”, – tha Tahiri.
Ministri shtoi se bashkëpunimi institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë dhe konkretisht bashkëpunimi i tij me Prokurorin e Përgjithshëm, bashkëpunimi i drejtuesve të Policisë me drejtuesit e Prokurorisë, është mjaftueshmërisht i mirë, për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin.
“Ajo që mund t’ju garantoj është se as Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin për Policinë e Shtetit”, – tha ndër të tjera ministri i Brendshëm. /tesheshi.com/