Ish-ministri Tahiri, tashmë në burg, ka kujtuar tritolet e pashpjegueshme në seri në 2014-ën. Sipas tij, ato mundet të ketë qenë një fushatë presioni ndaj tij prej krimit, pikërisht siç beson ai, se po tentonte ta zhbënte.
“Më vunë ‘bombat’ dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri”, thotë ai në një intervistë për një dolumentar italian.
Pra, vënien e tritoleve, një prej tyre dhe ne farmacinë e të atit, ia atribuon pikërisht vetes.
Ai përcjell bindjen se ka luftuar trafikun e drogës, duke thënë se “marijuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”.
Tahiri ka thënë se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundërt nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza që të dyfishoheshin monitorimet nga ajri. /tesheshi.com/