Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqaj ishin ndër ministrat kryesorë në qeverinë “Rama1”, por që nuk janë më pjesë e kabinetit të ri, që pritet të votëbesohet të hënën pasdite nga Kuvendi i Shqipërisë. Por ata janë deputetë të Partisë Sociialiste dhe ishin prezent në seancën e parë të konstituimit të parlamentit, që vijon edhe pasdite me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte vendi ku dy ish-ministrat ishin ulur në sallë. Tahiri dhe Beqaj kishin zgjedhur karriget në fundin e sallës në këtë seancë të parë. Nuk dihet nëse ky do të jetë vendi i tyre i përhershëm ku do të ulen.
Ndoshta dy ish-ministrat nuk do të jenë as në vijën e parë të debateve politike, sikundër ndodhte në legjislaturën e kaluar ku ishin ndër emrat më të akuzuar nga opozita e drejtuar nga PD. /tesheshi.com/