Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkon heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, biznesmenit dhe botuesit të njohur Koço Kokëdhima. Tabaku prezantoi një raport të përgatitur nga PD0ja sipas të cilit Kokëdhima ka konflikt interesi pasi nuk ka hequr dorë nga biznesi i tij. Tabaku deklaroi se zoti Kokëdhima ka marrë fonde publike nga tenderat e qeverisë, duke qenë njëkohësisht deputet, gjë që është antikushtetuese.
(vijon)