I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është jashtëzakonisht i varur në 20 votat e komunitetit pakicë nëse do bëhet shef qeveri e më së shumti në votat e deputetëve të Listës Serbe.
Edhe pse drejtues të këtij subjekti deri më tani nuk kanë treguar nëse do votojnë “pro” një qeverie “Haradinaj”, kandidati i AAK-së për deputet Daut Haradinaj shprehet i bindur se qeverinë që do të krijohet nga koalicioni PAN, do ta përkrahë dhe Lista Serbe e Slavko Simiç
“Mendoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë të drejtën ta thonë fjalën e vet në Kuvend, ne jemi të hapur në bashkëpunim me të gjithë. Nuk besoj që Lista Serbe ose ndonjë parti politike ka arsye të fortë për me kundërshtua qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ai në një intervistë për “Eonomia Online”.
Haradinaj tutje ka thënë se formimi i institucioneve do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve, pasi shpreh bindjen se kanë mbështetjen e duhur të deputetëve për një gjë të tillë, por nuk jep një datë të mundshme. /tesheshi.com/