Kryeministri Rama ka përzgjedhur sërish një thënie nga ai që duket se është referencë dhe preferencë e tij në aspekte motivuese, Imam Aliu, një ndër figurat monumentale të Islamit me një aktivitet njerëzor të jashtëzakonshëm, dhëndër i Profetit Muhamed.
“Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e sukses”, citon Rama njeriun, i cili është dalluar dhe për talent politik.
Ngjan kjo si një kritikë, a dhe këshillë, në adresë të rivalit të tij demokrat Basha, që kundërshtinë më të fundit pati listat e hapura të kumtuar nga Rama. /teshesh.com/