Trajneri brazilian i kombëtares shqiptare, Sylvihno, morri një nderim të lartë shqiptar, “Shqiponjën e Artë, duke u përfshirë dhe ai nën ethe atdhetare në një aktivitet për arbëreshët.
“Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e Kombëtares tonë, Sylvinho”, tha Rama, i cili ia dorëzoi vetë brazilianit atë që me gjasë ky i fundit as që e ka imagjinuar.
Sylvihno është kthyer në personazh të adhuruar në Shqipëri, nga afshi kuqezi në futboll, pasi arriti të kualifikojë Shqipërinë në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. /tesheshi.com/