Ndeshjet e para të fazës së grupeve në Ligën e Europës kanë dhuruar surpriza dhe goleada, ndërsa me mijëra tifozë kanë ndjekur skuadrat e tyre të zemrës. Mes befasive që ka rezervuar mbrëmja e parë e Ligës së Europës, është ajo e Molde e cila rrahu Fenerbahcen në shtëpi (3-1). Një surprizë të ngjashme i ka bërë Fiorentinës edhe skuadra zviceriane Basel, pasi e mposhti në Firenze. Përvec surprizave nuk kanë munguar as goleadat. Napoli e ka “tmerruar” Club Brugge (5-0), Napoli në udhëtim ka gjunjëzuar skuadrën Groningen (3-0).
Borusia Dortmund e ka nisur me këmbë të mbarë gjithashtu edicionin në Ligën e Europës pasi mposhti në shtëpi minimalisht rusët e Krasnodar, (2-1). Liverpool nuk shkon përtej një barazimi në Francë me Bordeaux (1-1).
Këto janë rezultatet e gjitha ndeshjeve të tjera:
/tesheshi.com/