Bayern Munchen është fitues i Superkupës së Gjermanisë, duke mposhtur me penallti Borussia Dortmund në Signal Iduna Park.
Koha e rregullt e takimit përfundoi 2-2, ndërsa Dortmund kaloi dy herë në avantazh përballë gjigandëve bavarezë.
Në pjesën e pare të takimit shënuan Christian Pulisic (12’) dhe Robert Lewandowski (18’), ndërsa në të dytën Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 70-të kaloi Dortmund në avantazh, por në Joshua Kimmich barazoi në të 88-ën.
Nga pika e penalltisë për Bayernin shënuan Lewandowski, Ribery, Rudy, Vidal dhe Sule, ndërsa penalltinë e vetme e humbi Kimmich.
Ndërsa, për Dortmundin shënuan Dembele, Philipp, Aubameyang, Castro. I pasaktë u tregua Rode dhe Marc Barta.
Kjo është hera e gjashtë që Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë. /tesheshi.com/