Cikloni tropikal Pam ka shkatërruar plotësisht ishullin Vanatu, në arkipelagun e Paqësorit jugor. Erërat e forta kanë arritur shpejtësinë 208 kilometra në orë ndërsa stuhia është llogaritur nga meterologët si e kategorisë 5, i matur me shkallën e Saffir Simpson.
Autoritetet i kanë kërkuar popullsisë të lënë banesat e tyre dhe të evakuojnë zonën sa më shpejtë të jetë e mundur. Vetë shteti ka krijuar plotë 12 vendstrehime për këtë rast.
Sipas UNICEF, rreth 260 mijë persona gjenden në zonën e goditur nga stuhia. “Mendimet tona janë me popullin e Paqësorit. Jemi të shqetësuar për lajmet e viktimave të shumta në veri të Vanuatu”,- ka thënë në një konferencë për shtyp ministri australian i punëve të jashtme, Julie Bishop./tesheshi.com/