Microsoft do të blejë rrjetin social Linkedin kundrejt shumës prej 26.2 miliard dollarësh. Lajmi i maksi operacionit është konfirmuar nga të dyja kompanitë.
Sipas kushteve të kontratës, e cila është pranuar nga të dyja palët, blerja e kompanisë Linkedin do të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2017.
Jeff Weiner do të vijojë të jetë ceo-ja i LinkedIn dhe do të raportojë tek Satya Nadella, administrator i deleguar i Microsoft. Vetë Microsoft ka komunikuar se do të financojë transaksionin në rrjetin social të punës, përmes emisionit të një llogarie të re. /tesheshi.com/