Përbërësit për 5-6 persona:
* 2 kg kungull dimëror
* 1 kokërr qepë mesatare
* pak selino
* vaj ulliri
* 2 kokrra patate të ëmbla (amerikane)
* 500 ml qumësht arre kokosi ose soje
* fara susami ose kungulli (të pjekura)
* kripë
* pak xhenxhefil pluhur
Përgatitja:
Në një tenxhere me bazë të gjerë, shtojmë vaj ulliri dhe kaurdisim bashkë qepën, hudhrën dhe selinonë e prerë hollë. Më pas shtojmë patatet amerikane, kungullin e qëruar e të prerë në kubikë dhe i kaurdisim.
I mbulojmë me ujë dhe i lëmë të ziejnë për gati 20 minuta. Shtojmë qumështin e arrës së kokosit dhe xhenxhefilin pluhur. E rregullojmë për kripë sipas dëshirës.
Në një robot kuzhine, grijmë supën derisa të bëhet një masë kremoze dhe e shërbejmë të ngrohtë. Sipër i hedhim vaj ulliri të freskët dhe e zbukurojmë me fara të pjekura kungulli ose susami./tesheshi.com/