Rusia ka karantinuar mijëra trupa që morrën pjesë në provën e paradës për Ditën e Fitores, pasi kanë shkelur masën e distancës fizike të diktuar si rezultat i shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Ministria e Mbrojtjes Ruse tha që trupat, të vlerësuara në 15,000, do të ktheheshin në bazat e tyre, ku do të karantinohen për dy javë. Megjithatë, nuk është deklaruar nëse ka ndonjë ushtar të infektuar me virusin COVID-19.
Prova i paradës u zhvillua në fillim të prillit, dhe ushtarët zbatuan pothuajse asnjë masë. /tesheshi.com/