Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sulmet ndaj gjyqtarëve: Një histori larje hesapesh që nuk i zgjidh dot drejtësia

by te Sheshi
19/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Sulmet ndaj gjyqtarëve: Një histori larje hesapesh që nuk i zgjidh dot drejtësia

Plagosja nga “pakujdesia” e gjyqtarit Artan Gjermani, ka dhënë një dëshmi të radhës në Shqipëri që sistemi gjyqësor në vend, prej vitesh, më konkretisht prej 20 vitesh është objekt i fenomenit të “larjes së hesapeve”, siç ndodh rëndom me pjesën më të madhe të konflikteve në Shqipëri, të cilët kurrë ose në pjesën më të madhe të tyre nuk i zgjidh drejtësia, por vetëgjyqësia.

Siparin e sulmeve apo atentateve ndaj gjyqtarëve e ka hapur ish-kreu i gjykatës së Lartë, Prel Martini, të cilit iu vu një tritol në banesën e tij në vitin 1994 (vitet e fundit shkruan libra me poezi).

Presidenti i atëhershëm Sali Berisha, pasi e quajti me të drejtë një akt terrorist, tha se autorët do të dalin para drejtësisë. Jemi sot pas 25 vjetësh dhe autorët jo vetëm nuk kanë dalë para drejtësisë, por edhe akuzë zyrtare nuk është formuluar.

Në Peshkopi, po në vitin 1994 u vu tritol në banesë prokurorit Bilbil Mete, i cili po hetonte një rast kontrabande në doganën e Bllatës dhe pushteti detyroi ekzilin e prokurorit dhe jo zbardhjen e akuzave.

E gjithë kjo atmosferë çoi në një frymë që në Gjyqësor, konfliktet dhe problemet duhet t’i zgjidhnin vetë prokurorët dhe gjyqtarët. Sulmet u bënë normale dhe periodike.

Pas vitit 1997, me reformën e atëhershme në drejtësi ku u ngrit dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, asgjë nuk ndryshoi në zbulimin e sulmeve ndaj njerëzve të drejtësisë.

Ish-prokurorët e njohur dhe hetuesit e aftë u bënë avokatë, që rolin parësor e kishin negociatat me prokurorët dhe gjykatësist dhe jo zbardhjen apo zgjidhjen e çështjes që ata mbronin.

Pjesë e negociatave ishte vetëm një gjë: paraja, e cila zgjidhte apo acaronte, zbuste apo hapte një konflikt të ri.

Por edhe gjykatësit që punonin pa u shtrirë në negociata me përfaqësues të botës së errët, e pësuan si pasojë e vendimeve të tyre.

Konferenca-Ardian-Nuni

Ardian Nuni, anëtari i Gjykatës së Lartë, shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend, u plagos në vitin 2009, pikërisht më 9 shkurt pranë shtëpisë së tij. Një person qëlloi dy plumba pistolete drejt tij që nuk e lanë të vdekur, por e kapën në krah dhe shpinë.

Një ekspert mjeko-ligjor bëri të ditur në atë kohë se flurudha e plumbit dukej të ishte kryer nga një profesionist që nuk donte ta vriste, por e goditi me precizion në organet jo-jetësore.

Të gjithë organet e shtetit thanë në atë kohë se do ta zbardhin menjëherë krimin. Jo vetëm nuk u zbardh por u fsheh edhe ekspertiza balistike e cila tregonte shumëçka.

hqdefault

Por rasti më flagrant ishte ai i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i cili u la të digjej në transmetim live nga eksplozivi që shpërtheu në makinën e tij dhe ende prej vitit 2011 nuk është hartuar asnjë pistë se përse dhe kush mund ta ketë vrarë vlonjatin që përveçse gjyqtar ishte dhe zotërues i madh pronash?!

gjermeni1

Erdhëm në rastin e para disa ditëve kur një gjykatës shumë po shumë i rëndësishëm, Artan Gjermeni, pjesëtar i trupës së Gjykatës së Tiranës, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej 15 vjetësh, i cili sapo kishte dhënë pafajësinë për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u paraqit në spital i prerë në dorë dhe tha që u vrava pa dashje me një copë llamarinë (mund të kish thënë se dhe u preva pa dashje me satërën e mishit duke ndarë një këmbë viçi).

Policia (burime jo zyrtare) thanë për mediat se gjeti 20 mijë euro në makinën e tipit Smart të Gjermenit. Por provat sipas gjasave nuk do të bëhen zyrtare pasi shpesh e vërteta pëson devijim dhe raportet zyrtare rishikohen e bëhen sipërfaqësore që nuk zgjidhin por e arkivojnë çështjen.

Këto çështje i përkasin krimeve të rënda, të cilat si prokurori e gjykatë kanë për detyrë të zbardhin dhe të zgjidhin çështjen, duke përcaktuar përgjegjësit por edhe fajtorët. Ndryshe do të ketë larje hesapesh pa fund.

Po përse na duhet drejtësia atëherë kur çdo gjë bëhet me vetëgjyqësi. Më mirë Kanuni e “pleqësitë”. Të paktën ato nuk marrin para as nga buxheti i shtetit. Kështu që  t’i shkrijmë prokuroritë e gjykatat! /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Next Post
Shoqëria civile në Prizren: Rasti i Ramadan Mujës të trajtohet me prioritet nga gjyqësori

Pronat: Kuvendi diskuton me qetësi refuzimin e Nishanit

Kuvendi i Kosovës në ngricë: asnjë axhendë për sesionin e ri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni