Raketa Falcon 9 e SpaceX u lëshua në hapësirë të dielën, duke mbajtur numrin më të madh të satelitëve deri më tani.
Raketa u hodh nga Kepi Canaveral, Florida në orën 10 të mëngjesit (4 pas mesnate CET), 24 orë më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht, për shkak të motit të keq.
Andy Tran, udhëheqësi i SpaceX, tha në videon që shoqëroi lëshimin, se Falcon 9 transporton 133 satelitë komercialë dhe qeveritarë dhe 10 satelitë SpaceX.
Ky është numri më i madh i “satelitëve” që “transportohen në një mision” deri më tani, shtoi ai.
SpaceX dërgon Falcon 9 si pjesë e një programi të njohur si “rideshare”, sipas të cilit kompanitë më të vogla paguajnë Elon Musk për të nisur teknologjinë e tyre në hapësirë.
SpaceX tha në një seri postimesh në Twitter se kishte vendosur 143 satelitë. /tesheshi.com/