Të paktën shtatë demonstrues në Sudan janë vrarë, më shumë se 180 janë plagosur, ndërsa dhjetëra mijëra kanë mbushur rrugët anembanë vendit.
Demonstruesit po përpiqen për të ushtruar presion mbi gjeneralët në pushtet, që ata t’i dorëzojnë atë një administrate civile, si dhe kërkojnë drejtësi për viktimat e shkaktuara nga goditja e hatashme ushtarake.
Të ashtuquajturat “marshimi i milionave”, demonstratat masive të së dielës ishin të parat që kur forcat e sigurisë më 3 qershor vranë më shumë se 100 njerëz gjatë shpërndarjes së përgjakshme të një kampi proteste jashtë selisë ushtarake, pika qendrore e luftës së protestuesve për demokraci . /tesheshi.com/