Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush ka dënuar në një fjalim të tij pushtimin “brutal” dhe “të pajustifikuar” të Irakut, por më vonë e korrigjoi gabimin e tij, duke thënë se e kishte fjalën për pushtimin e Ukrainës.
Bush po fliste në një tubim në Dallas të mërkurën, duke kritikuar sistemin politik të Rusisë.
“Rezultati është se nuk ka kundërpesha institucionale në Rusi, ndaj dhe vjen vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim krejtësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut,” tha Bush, por më pas e korrigjoi atë duke tundur kokën dhe duke thënë: “Dua të them të Ukrainës”.
Ai bëri shaka dhe ia atribuoi gabimin moshës së tij, duke bërë që publiku të qeshte. Në vitin 2003, kur Bush ishte president, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën një pushtim të Irakut nën arsyetimin e posedimit nga ky vend të armëve të shkatërrimit në masë, të cilat nuk u gjetën kurrë (gjithashtu dhe Afganistanin për shkak të 11 Shtatorit).
Speaking in Dallas this afternoon, former President George. W Bush made a significant verbal slip-up while discussing the war in Ukraine.
He tried referencing what he described as the “wholly unjustified and brutal invasion” — but said Iraq, instead of Ukraine. pic.twitter.com/tw0VNJzKmE
— Michael Williams (@michaeldamianw) May 19, 2022
Për ironi, Moska përdor si justifikim për agresionin ndaj Ukrainës tezën amerikane në agresionin ndaj Irakut.
Lufta e zgjatur në Irak u kushtoi jetën e qindra mijëra njerëzve dhe shkaktoi shpërnguljen e shumë të tjerëve. Ndërkohë, ky vend i begatë u shkatërrua plotësisht.
Videoja e gabimit verbal të Bushit u bë shpejt virale në mediat sociale, duke mbledhur më shumë se tre milionë shikime vetëm në Twitter pasi një reporter i Dallas News ngarkoi videom.
Ish-presidenti i SHBA-së krahasoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me liderin e Britanisë së Madhe nga pranvera e vitit 1940 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, pasi ai po përballon deri diku me sukses agresionin e Vladimir Putinit. /tesheshi.com/