Të paktën 25 persona kanë vdekur në Evropën qendrore, si pasojë e acarit dhe stuhive të borës. Në Poloni, 17 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit gjatë fundjavës, duke e çuar numrin e të vdekurve në 65 që prej nëntorit.
Temperaturat kanë rënë në minus 30 gradë celsius në Republikën Çeke, ku njerëzit, kryesisht të pastrehë kanë rënë viktimë e valës së ftohtë të acarit. Në Bullgari, bora dhe erërat e forta kanë bllokuar rrugët dhe kanë lënë më shumë se 75.000 familje pa energji elektrike.
Në disa zona, pothuajse një metër e dëborës së re ka rënë gjatë dy ditëve të fundit. Në vende tjera, dhjetëra fluturime janë anuluar, është paralizuar qarkullimi i anijeve dhe trenave, ndërkohë që trafiku është ndërprerë në masë të madhe në Itali.
Parashikuesit e motit presin që moti ekstrem të vazhdojë për disa ditë, duke i dhënë një shtresë të pazakontë të bardhë një numri të qyteteve në jug të vendit. /tesheshi.com/