Bëhet fjalë për një zhurmë në gjendje të bllokojë çdo gjë duke u futur me forcë në tru. Është fjala për të qarat e fëmijës së vogël.
Një kërkim i bërë nga dy psikologë amerikanë ka marrë në analizë sjelljen e burrave dhe grave gjatë dëgjimit të zhurmave të ndryshme.
Në mesin e shumë zhurmave, ka rezultuar se burrat dhe gratë kanë arritur të dëgjojnë më shumë zërin e një fëmije që qan, duke anashkaluar, fjala bie, zhurmën e një sharre të ndezur. /tesheshi.com/