Një studim i dalë nga Instituti EPIK në Kosovë, ka shpalosur trendet kryesore të aplikimit dhe aprovimit të kërkesave të shtetasve kosovarë për vizë Schengen në periudhën 2014-2018. Sipas këtij instituti, Kosova kishte shkallë më të lartë të refuzimit të vizave sesa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina.
Sipas EPIK, analiza e shkallësn së refuzimit të vizave në rastin e Kosovës, u ndërrmor për faktin se kjo përbën një nga indikatorët më të rëndësishëm që merret parasysh në kuadër të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
Në periudhën nga viti 2014 e deri në vitin 2018, gjithsej 413,569 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Schengen, ku nga ata vetën 281,826 kanë marrë vizë Schengen, thuhet në studim.
Në vitin 2018, janë gjithsej 90,840 aplikues, ku vizën e morrën 3,424. Shkalla e refuzimit të vizave ishte 21.6%, që do të thotë se ka një përkeqësim krahasuar me vitin 2017, nga 19.6% (2017) në 21.6% (2018).
Për vitin 2018, sipas studimit, Kosova u pozicionua në vendin 39 nga të gjitha vendet e botës për nga shkalla e refuzimit të vizave Schengen, duke u rankuar më dobët se sa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso e Palestina. /tesheshi.com/