Në bisedat tona kokë me kokë ka gjithmonë një të tretë që na bezdis: telefoni ynë i zgjuar, të cilin e mbajnë afër vetes. Arsyeja: “ndryshe nuk e dëgjoj zilen”.
Sipas një studimi të kryer të kryer në SHBA e të publikuar nga Envirement and Behavior, mjafton prania e një celulari për ta ulur cilësinë e një bashkëbisedimi dhe të empatisë me bashkëbiseduesin,sidomos nëse jemi duke biseduar me një mik/e të vjetër.
Studimi i Virginia Tech University pohon se nuk është e nevojshme të merresh me telefonin në mënyrë aktive për të qenë i shpërqëndruar. Mjafton ta keni vënë mbi tavolinë.
“Vetëm prania e teknologjisë ka aftësinë të na shpërqëndrojnë nga ndërveprimi ballë për ballë; duke na bërë të humbasim detaje të shprehjeve të fytyrës, ndryshimet e intonacionit të zërit të partnerit. Ka më pak kontakt pamor,” shpjegon Shalini Misra, autorja kryesore e studimit. /tesheshi.com/