Nëse jeni nga ata që ju pëlqen të pini kafe apo çaj para se flini, rrini pa merak, pasi ndjesia e të ndenjurit zgjuar nuk ju vjen nga kafeja apo çaji.
Një studim i ri amerikan vuri në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë dhe sipas “Independent”, hulumtuesit nga universitetet amerikane Florida Atlantik dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit, ky efekt nuk është vërejtur edhe pas provave për më shumë se 5000 ditë.
Ekipi hulumtues më pas këto të dhëna i krahasuan me të dhënat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve.
Si rezultat u vëzhgua se nikotina dhe alkooli e ndërpret gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin. Studimi gjithashtu zbuloi se pirja e një cigare para fjetjes ka reduktuar gjumin për 42 minuta tek ato që kanë vështirësi të flenë, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbrëmjes redukton për 43 minuta.
Dr. Christine Spadola nga Universiteti Florida Atlantik në artikullin për revistën “Sleep” theksoi se konsumi i nikotinës dhe/ose alkoolit katër orë para fjetjes ndikon negativisht në vazhdueshmërinë e gjumit.
Studimi tërheq vëmendjen pasi deri më tani mendohej se kafja dhe çaji ndikojnë në largimin e gjumit. /tesheshi.com/