Çfarë niveli të edukimit, cilat drejtime dhe në cilat shtete janë edukuar deputetët e Shqipërisë?
Studentët e Kolegjit Universum në Kosovë kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Shqipërisë.
Nga përfundimet e tyre në Kuvendin që i mbaron mandati më 25 qershor janë 91 për qind e deputetëve me një diplomë universitare, ose siç njihet ndryshe diploma Bachelor. Pjesë tjetër nuk ka të dhëna për arsimin duke vënë në dyshim nëse kanë apo jo një diplomë universitare të nivelit të parë.
Vetëm 49 për qind e tyre kanë një diplomë master dhe vetëm 18 përqind kanë dhe një diplomë në doktoraturë.
Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe shtetet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.
Mbledhja dhe identifikimi i të dhënave të nevojshme për përgatitjen e kësaj infografike ka qenë mjaft sfiduese sipas studentëve në Kolegjin Universum që punuan në këtë infografikë, sepse shumica nga burimet zyrtare ofronin informata jo-komplete për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Për këtë arsye, studenteve u është dashur të identifikojnë burime dytësore për gjetjen dhe analizimin e të dhënave që pastaj i kanë paraqitur përmes infografikës së më poshtme.
Infografika paraqet disa të dhëna interesante në lidhje me nivelin e arsimimit të deputetëve (sa % kanë përfunduar studimet Bachelor, Master apo Doktoraturë) si dhe drejtimet e përzgjedhura nga ta ku kryesojnë drejtimet në fushën e Ekonomisë dhe Juridikut.
Për më shumë, lexoni infografiken e më poshtme;/tesheshi.com/