Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Studimi në vendet e BE-së: pikëpamjet anti-muslimane po njohin rritje në Europë

by te Sheshi
13/07/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Studimi në vendet e BE-së: pikëpamjet anti-muslimane po njohin rritje në Europë

Marrëdhënia e Europës me muslimanët prej kohësh ka qenë e tensionuar. Përgjatë vitit të fundit, duket se është bërë edhe më keq.

Vala e emigrantëve dhe refugjatëve nga vendet me shumicë muslimane i ka dhënë flakë debatit për emigracionin në kontinent, duke nxitur ngjitjen e partive të ekstremit të djathtë dhe me gjasa ka pasur pjesën e vet edhe në vendimin e Britanisë për të lënë Bashkimin Europian. Në të njëjtën kohë, grupe që pretendojnë se janë të frymëzuar nga një version ekstremist i Islamit kanë realizuar sulme shkatërrimtare në Francë dhe në Belgjikë.

Në këtë situatë, vijnë të dhënat e një sondazhi të ri të zhvilluar nga qendra e kërkimeve Pew. Sondazhi tregon se në disa kombe europiane, pikëpamjet e pafavorshme për muslimanët duket se kanë pësuar rritje të fortë në vitin 2016.

Në Britani, shifra ka kërcyer me nëntë pikë përqindjeje në 28 për qind. Në Spanjë dhe në Itali, pikëpamjet e pafavorshme kërcyen me tetë përqindjeje në secilin shtet për të kapur shifrën 50 dhe 69 për qind, respektivisht. Në Greqi, pikëpamje jo të favorshme u raportuan në 65 për qind të vendi – një rritje me 12 pikë përqindjeje nga viti 2014, kur ishte edhe hera e fundit e kryerjes së një sondazhi.

Përgjatë 10 vendeve europiane të vëzhguara, një mesatare prej 59 për qind raportuan se ndjejnë se një rritje e numrit të refugjatëve rrit gjasat e terrorizmit në vend – një shifër kjo më e madhe sesa shqetësimi për ndikimin ekonomik të refugjatëve apo në kriminalitet në pjesën më të madhe të vendeve.

Në Hungari, 76 për qind e të pyeturve i lidhën refugjatët me terorrizmin, ndërsa 71 për qind e polakëve arritën në të njëjtin përfundim. Madje, edhe në pjesën e vendeve me përqindje më të ulët pikëpamjesh negative, pjesë të mira të popullsisë ndjehen në të njëjtën mënyrë: 40 për qind e spanjollëve besojnë se refugjatët janë të lidhur me terrorizmin, e kjo është shifra më e ulët sesa në secilin vend të vëzhguar.

Një pikëpamje e pafavorshme për mulsimanët lidhet gjithashtu edhe me besimin se refugjatët do të sjellin më shumë terrorizëm. Në Britani, 80 për qind e atyre që nuk kanë pikëvështrim të favorshëm për muslimanët thonë se refugjatët përfaqësojnë një kërcënim për terrorizëm. Vetëm 40 për qind e atyre me një pikëvështrim të favorshëm për muslimanët bëjnë të njëjtën lidhje. Një ndasi e ngjashme nga 24 deri në 40 për qind mund të shihet në të gjitha vendet e vëzhguara.

Kërkimet e Pew gjetën gjithashtu ndarje të dukshme në pikëpamjet për muslimanët dhe refugjatët. Përgjithësisht, ata që ndodhen në të djathtë të spektrit kishin pikëpamje më negative për të dyja kategoritë, e mbështetësit e së djathtës ekstreme apo populistëve si partia e Pavarësisë në Britani, Fronti Nacional në Francë kishin pikëvështrimet më negative.

Moshat e vjetra dhe ata më pak të arsimuar gjithashtu kanë tendencën të kenë më shumë pikëvështrim negative në të gjitha vendet, ndërsa të rinjtë dhe të arsimuarit janë më pozitivë drejt muslimanëve.

Ata që kanë një nivel më të lartë arsimimi kanë më shumë gjasa të besojnë se diversiteti i rracave, grupeve etnike dhe kombësive në vendin e tyre është një gjë pozitive, e kjo bie në një kontrast të thellë me bashkëkombasit e tyre më pak të arsimuar që e shohin një gjë të tillë si negative.

Ekspertët thonë se rezultatet e sondazhit nuk duhet të vijnë si një habi. “Ka pasur një ndjesi kundër muslimanëve në arenën politike përgjatë viteve të fundit, në mos dekadën e fundit”, thonë ata.

Ekspertët shprehen gjithashtu se nëse ndryshimi apo kthesa anti-muslimane në debatin politik mund të mos vihet re shumë përgjatë vitit të fundit, sjellja sociale duket se është përkeqësuar,  e këtë e tregojnë të dhënat e organizatave të ndryshme që flasin për një rritje të krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
PD i thotë “Jo” propozimit më të fundit amerikan mbi reformën në drejtësi, reagon Lu: “jemi të zhgënjyer nga Basha”

PD i thotë “Jo” propozimit më të fundit amerikan mbi reformën në drejtësi, reagon Lu: “jemi të zhgënjyer nga Basha”

Studimi shkencor e shpjegon varësinë që kanë njerëzit ndaj blerjeve

Studimi shkencor e shpjegon varësinë që kanë njerëzit ndaj blerjeve

Auron Tare: boll masakrës së privatit mbi Ksamil, plazhet duhet të jenë publikë

Auron Tare: boll masakrës së privatit mbi Ksamil, plazhet duhet të jenë publikë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni