Edhe pa asnjë student në rrugë, pas edhe protesta është “me pushimet” e fundvitit, kryeministri Rama mblodhi qeverinë dhe ofroi zgjidhjet për paketën ee famshme të 8 kërkesave.
Rama ka ofruar atë që e konsideron Pakt për Universitetin, për të cilin kërkon dakortësinë dhe bashkëpunimin me studentët, për vënien në zbatim.
Në pikën për buxhetin, ai tha se nuk ka nevojë për ndërhyje.
“Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, financimi është i garantuar. Për tarifat financimi do të jetë brenda fondit të arsimit dhe në vijim është parashikuar gjithçka. Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se çfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se çfarë kërkojnë. Gjithçka është e përllogaritur deri në qindarkën e fundit. Vendimi i qeverisë del në bazë të buxhetit. Fondi është i garantuar.
Plani është shumë i qartë: unë do të ‘udhëheq’ protestën e studentëve. Do e hap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme, por operacioni do të shkojë shumë me thellë. Ne do të nxjerrim edhe planin për rritjen e ndjeshme te kolegjet profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet. Është jashtë logjike. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, ju kemi ju dhe na duken sikur janë 3 mijë. Ku do të shkojnë? Mund të marr edhe shembuj të tjerë. Kemi prodhuar 10 mijë juristë, po ku do të shkojnë?”, tha Rama.
Për bibliotekën, tha se ajo do realizohet brenda muajit mars 2019. “Për bibliotekën, do jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë studentët. Marsi është afati i fundit. Studentëve iu them që në afat të mesëm duhet të prisni një vendim shumë të qartë lidhur me anglishten. Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S’mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t’ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbëhstetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045″, tha Rama.
Sa per peshën e votës, edhe kjo është e zgjidhur – tha Rama. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.
Sa i përket kartës së Studentit, Rama tha se po punohet për përfshirjen e studentëve shqiptarë në rrjetin e kartës europiane të studentit.
“Shqipëria nuk ka traditë. Ka qenë një ambicie dhe premtim legjendar. Nga shkurti i 2018 e në vazhdim kemi nisur një proces me KE sepse mendojmë se përfshirja e studentëve në rrjetin e kartës europiane të studentit, është ajo që i jep përmbajtje serioze kartës. Se nuk i ka penguar studentët karta që të shkojnë në Teatër apo Muze. Nga nëntori kemi lidhur marrëveshje me Francën dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë europiane studentore”, tha Rama, duke shtuar se afati për realizimin e saj është “fundi i vitit 2019 është afati i realizimit”.
Kryeministri Rama deklaroi gjithashtu se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën e doktoraturave. “Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”.
Përsa i përket pikës së transparencës në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin.
“Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”.
Te pika e tarifave, kreu i qeverisë u shpreh ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të veçanta nuk do të paguajnë. Gjithashtu nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.
“….kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.
Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria”, deklaroi Rama.
Por ndër vendimet më të rëndësishme të qeverisë, ka qenë dhe ajoi për pranimin e një mijë studentëve ekselentë në administratë.
“Këtu nuk mbaron qasja jonë ndaj problematikës së universitetit dhe falë dialogut të nisur me vështirësi, të tjera gjëra janë shtuar dhe paketa jonë do të jetë 8+. Po u them deri tani, pasi uroj dhe jam i bindur që dialogu do të vijojë dhe pakti strategjik do u ofrohet studentëve për ta parë dhe kontribuar për një marrëveshje të madhe. Por sot kemi vendosur që të gjitha vendet në administratën publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Është vendim i qeverisë për punësimin e studentëve më të mirë në institucionet e administratës.
Sot për sot studentët më të mirë kanë pengesë, pasi u thuhet se nuk ke eksperiencë, por si krijohet eksperienca, por për të kapërcyer këtë dhe për t’ú dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të zmbrapsur një lëvizje në kufijtë e ligjshmërisë do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratë. Pa konkurs por me kreditet e arritje në universitet, ata që janë pa punë, që janë jashtë dhe thonë ika se nuk ka punë.
Shembull, 20 vende të lira te ministria e Financave dhe më i miri ka zgjedhjen e parë, mund të thotë dua apo nuk dua, më pas ai vend është i zënë. Pastaj vjen i dyti…me këtë rend, ekselentët që kanë studiuar jashtë kanë zgjedhjen e parë, ekslentët që kanë mbaruar në publik këtu manë zgjedhjen e dytë dhe ata që kanë mbaruar te privati janë të tretët. Më pas të gjitha vendet e punës në administratën jo publike do të jenë në dispozicion të më të mirëve. Do të jenë zgjedhje se cfarë ke në bankën e dijes, kreditë nga studimet. Askush nuk ka mundësi të ndërhyjë, pasi do të jetë transparent. Do ta bëjmë me vendosi”, shefi i qeverisë. /tesheshi.com/