Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Studentët e rajonit të Dukagjinit kërkojnë uljen e çmimit të biletave të autobusëve

by te Sheshi
27/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Studentët e rajonit të Dukagjinit kërkojnë uljen e çmimit të biletave të autobusëve

Nga Bashkim Kastrati

Studentët e komunave të Istogut, Pejës Gjakovës dhe Prizrenit ankohen për çmime të shtrenjta të biletave të autobusit. Ata thonë se duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike dhe të ardhurat që janë në Kosovë, kjo kosto është shumë e lartë dhe se kompanitë e autobusëve duhet që të ulin çmimin e biletave sidomos për studentë, të cilët udhëtojnë shumë shpesh për në komunat e lartcekura.

Çmimi i biletave nga këto komuna për në Prishtinë është rritur vazhdimisht ndër vite. Sa herë që ka pasur rritje të theksuar të çmimit të naftës, biletat e autobusëve janë shtrenjtuar, por edhe pasi që ka pasur ulje të madhe të çmimit të naftës, biletat nuk janë ulur.

Aktualisht, një biletë autobusi nga Istogu, Peja, Gjakova dhe Prizreni për në Prishtinë kushton katër euro për studentë, kurse për udhëtarë që nuk janë studentë bileta kushton pesë euro. Këto çmime konsiderohen shumë të shtrenjta në krahasim me qytetet tjera, ku çmimi është gati dyfish më lirë.

Por autobusët që mbajnë këto linja kanë pasagjerë gjatë secilës nisje dhe për këtë arsye as që mendojnë që të ulin çmimin. Gjithashtu, edhe kur futet ndonjë kompani e re edhe ajo i bën çmimet e njëjta dhe studentëve nuk i mbetët që të zgjedhin ndërmjet kompanive sa i përket çmimeve, por vetëm sa i përket kohës së nisjes.

Relacioni Prishtinë – Istog përshkohet mesatarisht për 1 orë e 40 minuta dhe ka një distancë prej 80 kilometrave. Relacioni Prishtinë – Pejë, përshkohet mesatarisht për 1 orë e 55 minuta dhe ka një distancë prej 82 kilometra. Ndërsa relacioni Prishtinë – Gjakovë përshkohet mesatarisht për 1 orë e 36 minuta dhe ka një distancë prej 86 kilometrave dhe relacioni Prishtinë – Prizren përshkohet mesatarisht për 1 orë e 40 minuta dhe ka një distancë prej 74 kilometrave.

Studentët: Çmimet na e reduktojnë edhe shkuarjen tek familjet

Studentët e komunave në fjalë thonë se me këto çmime të larta që duhet të paguajnë për një biletë, u duhet të mendojnë se sa herë të shkojnë në shtëpi.

Armendi, student nga Istogu, thotë se udhëton shpesh me autobus dhe se kostoja është e lartë dhe shpenzimet janë të papërballueshme nëse udhëton çdo javë. E me këtë problem përballen studentët e vitit të parë, të cilët e kanë më të vështirë që të ambientohen me mënyrën e re të jetës dhe udhëtojnë çdo javë tek familjet e tyre.

“Çmimet janë shumë të larta, katër euro me shku, katër me u kthy, plus me autobus deri në fshat ose me marrë taksi. Mesatarisht 10 euro i harxhoj me shku njëherë në shtëpi dhe me u kthy. Ky çmim është që një kohë të gjatë dhe se mendoj se do të duhej që të ishte pak më lirë, e kjo do të ishte lehtësi për ne studentët”, thotë ai.

Ndërsa Arjeta, studente nga Gjakova, thotë se çmimi i biletave nga Prishtina për në këtë qytet është shumë i shtrenjtë. Ajo thotë se të gjitha kompanitë e kanë këtë çmim dhe se që disa vite ka vetëm trend të rritjes së çmimit.

“Duket se ka një marrëveshje ndërmjet kompanive të autobusëve, sepse të gjithë i kanë çmimet e njëjta. Nëse është tregu i lirë, pse të mos ketë edhe oferta të ndryshme me çmime që nuk janë të njëjta. Unë udhëtoj shpesh pasi që i kam rrethanat ashtu dhe kostoja është shumë e lartë dhe jo e përshtatshme për rrethanat tona ekonomike”, u shpreh ajo.

Organizatat e studentëve kanë kërkuar vazhdimisht uljen e çmimit të biletave

Në lidhje me çmimin e lartë të biletave, disa herë janë organizuar protesta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe janë mbajtur aktivitete të ndryshme përmes të cilave studentët kanë kërkuar që kompanitë e autobusëve të ulin çmimin e biletave.

Në mars të këtij viti është mbajtur një protestë nga studentët, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e komunave të dukagjinit për këtë çështje dhe të ndërpritet marrëveshja e fshehtë që sipas studentëve e kanë bërë kompanitë e autobusëve.

Gjithashtu, në nëntor të këtij viti organizata studentore Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës (UPSK) përmes një deklarate u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të lirojnë çmimin e biletave për studentë.

Sipas UPSK-së, ato janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për shumë familje, që kanë një e më shumë anëtarë me studime në Prishtinë.

Nëpërmjet kësaj komunikate për media, UPSK ka kërkuar që të ulet çmimi i biletës së transportit për studentë. Kërkesa bazohet në atë se edhe pse në të kaluarën ka pasur rënien të çmimit të naftës, çmimi i biletave për studentë ka mbetur i njëjtë.

UPSK i bënë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Shoqatës së Transportuesve Rrugor që të bisedojnë me kompanitë e transportit në mënyrë që të ulet çmimi i biletave për këtë kategori të shoqërisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Si të qëroni me lugë një vezë të zier (video)

Si të qëroni me lugë një vezë të zier (video)

Stephan Curry fiton betejen me LeBron James

Stephan Curry fiton betejen me LeBron James

BESA e shqiptarëve të Maqedonisë, revansh në bastionet e BDI-së

BESA e shqiptarëve të Maqedonisë, revansh në bastionet e BDI-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni