Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Strehë e sigurtë apo geto: si Mannheimi krijoi një “qytet brenda qytetit” për refugjatët

by te Sheshi
11/04/2016
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 6 mins read
A A
Strehë e sigurtë apo geto: si Mannheimi krijoi një “qytet brenda qytetit” për refugjatët

Kur të huajt mbërritën në stacionin qendror, ata u pritën nga turma entuziaste gjermanësh. Banda frymore luante motive të gëzueshme, ndërsa komiteti pritës mbante lule e dhurata. Për të rinjtë në trena, ishte pamja e parë që ata kishin nga një vend që premtonte pasuri dhe qëndrueshmëri të padëgjuara në vendet që ata kishin lënë pas.

Këto skena nuk regjistroheshin në shtator 2015, por në vitet 1960, kur “miqtë punëtorë” nga Greqia, Italia, Turqia dhe Jugosllavia mbërritën në Mannheim dhe në qytete të tjera të pasura të Gjermanisë juglindore pasi vendi kishte nënshkruar një seri marrëveshjesh rekrutimit me vendet e Europës Juglindore në mënyrë që të plotësonte kërkesat për punë të ekonomisë së saj që po përjetonte “boom” zhvillimi.

50 vjet më pas, Mannheim është edhe një herë tjetër ashtu si e quajti gazetari britaniko-kanadez, Doug Saunders “një qytet pritës”. Duke qenë se stacioni qendror ishte dizenjuar me të ashtuquajturin stil refugjatësh, shtatorin e kaluar, më shumë se 80 mijë refugjatë mbërritën në rreth 150 trena special përmes rrugës ballkanike. Pjesa më e madhe e tyre u shpërndanë në rajonet përqark, por rreth 12 mijë persona përkohësisht u strehuan në Mannheim, një qytet me rreth 290 mijë banorë – që e bën atë një nga qytetet me më shumë refugjatë për banorë mes qyteteve të tjera të mëdha gjermane.

refugees

Pak në Gjermani mund të prisnin që Mannheim të ishte i mirëpërgatitur për të përballuar këtë sfidë. Në kundërshtim me heidelbergun fqinj, një qytet piktoresk universitar i shekullit të 14-të, Mannheim perceptohet shpesh se i mungon aftësia për të frymëzuar.

Atje ku kështjella antike dhe shtigje mes pyjesh hijeshojnë brigjet e lumit Neckar në Heidelberg, Mannheim rreshtohet mbi të njëjtin lum me industrinë e tij të rëndë dhe me një tri të tmerrshme të viteve 1960 që ngrihet lart. Në rajon, Mannheim njihet zakonisht si “qyteti-shesh” për shkak të planimetrisë prozaike të stilit të Nju Jorkut. Shumë pak brenda kufijve gjermanë e dinë se qyteti përfshin edhe kështjellën e dytë më të madhe te stilit barok në Europës, pas Versajës.

Megjithatë, shumë njerëz në Mannheim besojnë se gjenden në një pozicion më të mirë për të përballuar pasojat afatgjata të krizës së refugjatëve sesa qytete më të mëdha të tilla si Berlini, Hamburgu apo Mynihu.

“Pasi Gjermania ndaloi së rekrutuari punonjës të huaj në vitin 1973, Mannheimi ishte një nga qytetet e para që kuptoi se “miqtë” nuk do të largoheshin automatikisht kur popullsia vendase ta donte këtë – kështu që ne bëmë diçka”, thotë Claus Preissler, komisioneri i qytetit për integrimin dhe emigracionin. “Gjermania është ende duke vuajtur pasojat e të kuptuarit shumë vonë se është një vend ku njerëzit kanë dëshirë të migrojnë”.

Qyteti krijoi rolin e Preissler, më shumë se 30 vjet përpara se në gjurmët e tij të ndiqte qeveria qendrore. Detyra e këtij pozicioni ishte fuqizimi i komuniteteve pakicë për t’u bërë qytetarë aktivë në një qytet ku 44 për qind e popullsisë vjen nga terren emigrantësh – niveli më i lartë mes qyteteve gjermane pas Frankfurtit. Me nëntë në dhjetë fëmijë në disa nga shkollat e Mannheimit që vijnë nga shtëpi ku gjermanishtja nuk është gjuhë e parë, arsimi mbetet prioritet.

Autoritetet e Mannheimit ndjejnë se kanë dekada eksperiencë jo vetëm kur vjen puna për të ndihmuar të sapoardhur të kualifikuar të hyjnë në krahun e punës, por edhe për marrëdhëniet mes komuniteteve. Për çdo ditë, Preissler shkon nëpër qytet për të takuar anëtarët më me autoritet të qindra grupeve komunitare në qytet, duke i bashkuar ata rreth një tryeze.

Pas një sërë protestash anti-izraelite në kulmin e intifadës së dytë në vitin 2005, komuniteti hebre i qytetit akuzoi komunitetin musliman se kishte organizuar demostratat. Pas konfliktit, erdhi dialogu dhe një dokument: “Deklarata e Mannheimit për tolerancë” nënshkruar nga të dyja grupet.

Megjithatë, shkalla e sfidës aktuale është përtej asaj që qyteti ka përjetuar më parë. Në korrikun e kaluar, shteti i kërkoi këshillit të gjente hapësirë për 600 refugjatë. Në shtator, shifra ishte rritur në 12 mijë.

Në shumë pak kohë, shteti pretendoi tre ish-barrakat e ushtrisë amerikane që përbënin një të pestën e sipërfaqes totale të qytetit. “Fshati Benjamin Franklin”, një zonë prej 144 hektarësh ishte lënë bosh që nga viti 2010, e duhej t’i shitej një grupi investitorësh lokalë që do ta shndërronin në një lagje apartamentesh moderne. Tashmë, zona e barrakave më të mëdha të ushtrisë amerikane në Gjermani duhej të shndërrohej në një strehë për refugjatët të cilët kishte qenë e pamundur të strehoheshin gjetkë.

Që nga mbyllja e rrugës ballkanike në fillim të vitit, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Mannheim ka rënë në mënyrë të konsiderueshme. Në fillim të prillit, numri i njerëzve që jetojnë në barraka ishte ulur në 2500 persona. Por, Preissler-i vë në dyshim faktin nëse kjo do të zgjidhë problemin: “Pjesa më e madhe e refugjatëve do të largohet nga Mannheimi sërish pas tre muajsh, por ne presim që një pjesë e tyre të kthehen –pjesërisht pasi ata kanë krijuar lidhje personale, pjesërisht pasi kanë pikasur mundësi punësimi. Kjo është dilema e madhe e kësaj krize: shteti dëshiron t’i shpërndajë refugjatët në mënyrë të barabartë në të gjithë vendin, por shumica e refugjatëve duan të lëvizin drejt qyteteve”.

Përparësia e Mannheimit në gjetjen e zgjidhjeve të pazakonta, deri në një farë shkalle, është edhe një dizavantazh. Nga njëra anë, barrakat janë shumë më të sigurta dhe komode si vendstrehime për refugjatët sesa tendat e përkohshme dhe kontenierët që kanë mbirë si kërpudhat në Hamburg e në Berlin. Zona e Benjamin Franklin përfshin edhe një fushë futbolli, fusha basketbolli, madje edhe një supermarket të vogël turk që shet ushqime hallall. Një një pasdite të ngrohtë me diell, familjet ecin përgjatë bulevardit qendror, fëmijët skatojnë dhe bëjnë lojëra me biçikleta. Rregullimi i vetëm i madh që autoriteteve iu desh të bënin ishte pajisnin secilin bllok shtëpish me rrugëdalje shpëtimi nga zjarri.

Por, nga ana tjetër, barrkat janë gjithashtu ashti si e cilëson edhe koordinatori për refugjatët Daphne Hadjiandreou-Boll, “një qytet brenda qytetit” – i dizenjuar qëllimisht për të shuar gjurmët e banorëve të mëparshëm nga popullsia lokale. Ushtria amerikane ndërtoi spitalet e veta, rrjetet elektrike dhe ujësjellësat nga frika se popullsia lokale mund t’u kthehej kundër. Ai që Hadjiandreou-Boll e cilëson kamp me “karakter getoje” rrezikon të krijojë një shoqëri paralele që minon drejtpërsëdrejti synimin e qytetit për integrimin e tyre.

Nuk janë vetëm planifikuesit urbanë që ndjejnë se sulmet e Këlnit në vigjiljen e vitit të ri kanë nënvizuar rrezikun e strehimit të refugjatëve në komunitete që janë të izoluara. Në qytete si Hamburgu, banorët lokalë kanë organizuar të ashtuquajturat “FAIRteilung”, marshime proteste nën moton: “Shpërndarje e drejtë në vend të getove”. Mannheimi progresist tashmë rrezikon ta gjejë veten në anën tjetër të debatit kombëtar për integrimin e refugjatëve.

proteste

Në disa nga kampet e tij ka pasur përleshje mes refugjatëve dhe policisë pasi disa burra arabë u ankuan se autoritetet po ndërhynin në punët e familjeve të tyre. “Në Gjermani, ne kemi pritshmëri të lartë në qytetet tona”, thotë Hadjiandreou-Boll. “Nëse nuk ka kopsht fëmijëshnë zonë, dikush do të shkojë në bashki dhe do të ankohet. Njerëzit nga shtetet arabe priren të kenë më pak besim tek autoritetet”.

Në janar, 70 banorë në fshatin Benjamin Franklin Village i shkruan një letër të hapur kryebashkiakut të Mannheimit, ku ankoheshin për furnizime të pakta mjekësore dhe racizëm mes stafit të sigurisë. Shtatorin e kaluar, një grup prej gjashtë refugjatësh adoleshentë shkatërruan mobiljete një prej kampeve dhe vandalizuan makinat në qendër të qytetit. Raportimi i përdhunimit të një vajze nga një sirian në brendësi të qytetit doli të ishte i pavërtetë, ashtu sikundër zërat e mbylljes së dyqaneve për shkak të frikës nga plaçkitja.

Që nga ajo kohë, numri i historive të reja negative është fshirë, mirëpo karakteri i qytetit nuk ka mbetur i paprekur. Në zgjedhjet parlamentare të shtetit në mes të marsit, partia kundër refugjatëve “Alternativa për Gjermaninë” fitoi 23 për qind mes klasës punëtore në veri të Mannheimit – mjaftueshëm që partia të merrte një vend në parlamentin e shtetit, dhe të përbënte një paralajmërim për këshilline qytetit që ka qenë një bastion i socialdemokratëve që nga fundi i luftës së dytë botërore.

“Ka një pikë kritike sesa shumë njerëz mund të integrohen në një qytet. Nëse do të ketë një tjetër valë emigracioni, do të vijë një pikë që ne nuk mund ta menaxhojmë”, thotë komisioneri i integrimit Preissler. “Por, kam besim se ne si qytet mund të formësojmë bashkëjetesën e kulturave të ndryshme që kemi këtu”.

“Do na duhet të sjellim qytetin brenda kampeve”, thotë koordinatori

Hadjiandreou-Boll. “Kur ke të bësh me një mjedis të përzier kulturor pa identitet të fortë kombëtar, atëherë qyteti duhet të bëjë përpara e të vendosë rregullat”.

Shpresa e tyre është që, pas të gjithave, qyteti-shesh të mund të shërbejë si frymëzim.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shkup, anulohet procesi “Kumanova”

Shkup, anulohet procesi “Kumanova”

Artistja që transformon kuajt në vepra arti (foto)

Artistja që transformon kuajt në vepra arti (foto)

Pas takimit me aleatët, Basha: Do të konsolidojmë 3 çështje kryesore

Pas takimit me aleatët, Basha: Do të konsolidojmë 3 çështje kryesore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni