Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Stop”-i serb për Isa Mustafën në veri: lëmshi i deklaratave qeveritare

by te Sheshi
03/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Stop”-i serb për Isa Mustafën në veri: lëmshi i deklaratave qeveritare

Nga Blendi Gashi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjashtë muaj pas paralajmërimit se do të vizitojë veriun e vendit, e ka bërë një gjë të tillë për herë të parë, të premten.

ura

Por kreu i ekzekutivit kosovar, për të shkuar në destinacionin e nisur, pra, në hapjen e urës në lumin Bistrica në komunën e Zveçanit, i është dashur të përdorë rrugë alternative pasi një grup serbësh i bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë që çon në vendin e lartcekur, me kamionë, autobusë dhe vetura të udhëtarëve.

E megjithatë, Mustafa, i ekzaltuar nga shkelja e këmbës në veri, tha se është ndjerë mirë; duke bërë më pas ca deklarata kontradiktore rreth raportimeve se është bllokuar nga serbët.

Kreu i qeverisë në një deklarim për televizionin publik (RTK) ka mouar këtë fakt, duke thënë se nuk ka pasur asnjë pengesë në rrugë.

“Ne nuk kemi pas asnjë pengesë. Jemi vonuar vetëm 10 minuta në vendin qe jemi nisur. Kemi marr pjesë në inaugurimin e urës dhe s’ka pasur asnjë pengesë. Gjatë gjithë kohës kemi qenë nën përcjelljen e policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Por, po të njëjtën ditë, pra të premten, Mustafa ka demantuar veten përmes një shkrimi bërë në Facebook, me ç’rast ka pranuar në një mënyrë se është penguar nga serbët, pra “të fortët”, e asaj pjese që nuk njohin shtetin e Kosovës e as krerët e saj, por vazhdojnë të punojnë sipas direktivave të Beogradit.

Dhe në vend që të merret me esencën e problemit dhe të pranojë se veriu vazhdon të jetë i pushtuar, Mustafa si jo rrallë herë ka fajësuar mediat për raportimin e bërë.

“Nëse dikush ka tentuar ta pengoj këtë inaugurim, atëherë ata që kanë tentuar do të kenë mbetur mjedis rruge, kurse unë si Kryeministër isha në kohën e duhur në inaugurimin e urës. E vërteta flet se qarqe të caktuara serbe po tentojnë ta mbajnë peng këtë pjesë të Kosovës. Prandaj nuk kanë nevojë që të kenë në krah edhe ndonjë medium të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Përtej këtij deklarimi, kryeministri kosovar, duhet ta ketë parasysh se mediat do të raportojnë për çdo vizitë të zyrtarëve të shtetit në veri pasi dihet se ata në vazhdimësi nuk lejohen të udhëtojnë lirshëm në atë pjesë, dhe një prej rasteve është edhe moslejimi kohë më parë  i ministrit të Financave, Avdullah Hoti që të shkojë në pikat doganore në veri.

Në vend të kritikave për media të caktuara dhe raportimet e tyre, Mustafa është dashur të bëhet i sinqertë dhe të tregojë nëse ka shkuar në destinacion rrugës kryesore apo rrugëve alternative.

Por, jo ai nuk bëri një gjë të tillë duke zgjedhur heshtjen për këtë pjesë. Në këtë mënyrë Mustafa miraton raportimet e mediave sa i përket pjesës se ai ka udhëtuar në rrugë alternative për të shkuar në përurimin e urës.

Krejt çfarë ka thënë për këtë pjesë është: “Çdo rrugë në Kosovë është e jona. Me rëndësi është të arrijmë atje ku synojmë!”.

Por Mustafa si kryeministër i vendit, duhet ta kuptojë se kjo s’është esenca e ngjarjes.

Është tejet skandaloze nëse një kryeministër nuk lejohet lirshëm të shkelë në çdo cep të territorit.

isaii

Dhe Mustafa, nëse nuk e ka kuptuar deri më tani, dje e ka parë me sytë e tij se pjesa veriore e vendit është pothuajse tërësisht jashtë sistemit juridik e kushtetues të Kosovës, dhe se ligjin në atë pjesë e bëjnë strukturat paralalele serbe të cilat vazhdojnë të operojnë në këtë pjesë.

“U bishtnua rruga pas sugjerimit të organeve të sigurisë”

Siç duket Mustafa e ka pasur të vështirë të pranojë personalisht se si kryeministër nuk u lejua të shkojë rrugës kryesore në një destiancion të paraparë dhe për këtë u detyrua të përdorë rrugë dytësore.

Ai ka urdhëruar këshilltarët e tij që të pranojnë në orët e vona të së premtes raportimet mediale rreth çështjes në fjalë.

Këshilltari për media i kryeministrit për media, Faton Abdullahu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka pranuar se eskorta e kryeministrit ka bërë bishtnim të rrugës ditën e djeshme për të shkuar në përurimin e urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dhe e gjitha kjo pas sugjerimit të organeve të drejtësisë.

“Udhëtimi i kryeministrit është çështje e sigurisë. Ne kemi pasur sugjerim që të shkojmë në rrugën tjetër dhe ashtu ka ndodhur. Ne e dimë që atje është një mentalitet bllokues, një problem jo i tashëm por i trashëguar. Kemi shkuar atje për të treguar se Kosova është unike”, ka thënë Abdullahu.

“Gënjeshtra e ministrit Hyseni”

Për dallim nga Abdullahu që e pranon bllokimin që ju është bërë nga serbët në veri, ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dje përmes një deklaratë për media i bie se ka dezinofrmuar opinionin pbulik duke thënë se nuk janë bllokuar nga askush dhe se nuk janë provokuar nga serbët.

Vërtetë kjo një deklaratë skandaloze nga ana e ministrit Hyseni i cili është munduar t’iu hedh hi syve qytetarëve kinse vizita e tij, kryeministrit Mustafa dhe ministrit të FSK-së, Haki Demolli ka shkuar pa asnjë problem.

Portali tesheshi.com ka kontakuar edhe Bajram Gecaj, një prej këshilltarëve kryesorë të kryeministrit i cili poashtu ka pranuar se ka pasur një pengesë nga ana e serbëve.

“Po ka qenë një pengesë e vogël por është tejkalu”, ka thënë shkurt Gecaj, për tesheshi.com duke mos dhënë detaje më të hollësishme. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Meta: Koalicioni në rrezik, PS prodhon tensione të panevojshme

Meta: Koalicioni në rrezik, PS prodhon tensione të panevojshme

Raporti ndërkombëtar, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për tregtinë e lirë

Raporti ndërkombëtar, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për tregtinë e lirë

Etiketat paralajmërojnë për konsumin e sheqerit

Etiketat paralajmërojnë për konsumin e sheqerit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni