Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se dera për anëtarësimin e anëtarëve të rinj në Aleancë është e hapur për të gjitha vendet që përmbushin standardet.
Ai shtoi se duhet respektuar vullneti i lirë i qytetarëve të anëtarëve potencialë për anëtarësim në NATO.
Stoltenberg thekson se NATO “mbështet dhe respekton fuqishëm” vendimet e vendeve si Serbia, të cilat thjesht nuk duan të anëtarësohen në aleancë.
“Është një vendim sovran i pavarur i Serbisë dhe NATO e respekton absolutisht atë, siç respekton vendimet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat janë partnerë të ngushtë, por nuk janë anëtarësuar në NATO.
Ne nuk duam të hyjmë në sferën e ndikimit kur fuqitë e mëdha vendosin se çfarë fqinjët e tyre të vegjël do të bëjnë. Çdo vend në Evropë ka të drejtë të vendosë rrugën e tij”, tha Stoltenberg.
Duke folur për praninë e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka zyra në Sarajevë, forcat e KFOR-it në Kosovë dhe një zyrë në Beograd.
Ai theksoi se janë duke punuar vazhdimisht për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën ukrainase dhe se nuk është vonë për të ruajtur paqen. /tesheshi.com/