Dhuna ka shpërthyer e fortë midis forcave izraelite dhe palestinezëve protestues pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet I Izraelit nga ana e presidentit Trump. Përleshjet përfshinë bregun Perëndimor dhe kufirin në rripin e Gazës, ku është vrarë edhe një palestinez.
Në total raportohet për 200 të plagosur, thanë burime mjekësore palestineze. Tensioni mbetet i lartë, pas njoftimit të Trump që u përshëndet nga Izraeli por që ka nxitur reagime në gjithë botën arabe dhe muslimane.
Edhe aleatët perëndimorë të Shteteve të Bashkuara kanë shprehur mosbesim ndaj vendimit që ndryshoi drejtimin e disa dekadave politikë të Uashingtonit për neutralitet në statusin e Jeruzalemit.
Në bregun perëndimor, forcat izraelite u përleshën me palestinezët në qytete si Bethlehem, Ramallah, Hebron and Nablus, apo edhe në qyteza më të vogla. Pamje televizive nga Bethlehem shfaqën botet e ujit me presion që përdoreshin kundër protestuesve që hidhnin gurë ndaj trupave izraelite.
Re me tym lotues dhe tymi që dilte nga gomat e djegura mbushën ajrin, ndërsa raportohet që trupat po qëllojnë me plumba gome. Skena të ngjashme raportohen edhe nga vende të tjera, ku ka pasur përplasje. /tesheshi.com/