Agjencia kreditore Standard & Purs ka shpalosur rejtingun kreditor të Maqedonisë, ku krizëa politike aktuale shihet si shkaktar i krizës ekonomike.
Kjo agjenci prestigjoze konsideron se situata politike është bërë më e komplikuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të 2016-s, dhe, sipas tyre, edhe nëse formohet qeveria, ajo nuk do të jetë stabile dhe nuk do të mund të sjellë procese reformuese.
Megjithatë, nga Standard & Purs vlerësohet se në ekonomi ka trend pozitiv dhe thuhet se niveli i papunësisë do të ulet, ndërsa si nxitës të rritjes ekonomike do të jenë zonat e lira industriale. /tesheshi.com/