Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Stambolli i romancierit Jason Goodwin: “Kur qëndroj përballë Bosforit, më shkojnë mornica”

by te Sheshi
12/12/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Stambolli i romancierit Jason Goodwin: “Kur qëndroj përballë Bosforit, më shkojnë mornica”

Stambolli është një qytet që ka frymëzuar pa fund, e për të cilin është shkruar pa fund. Por sikundër janë të pafundme nuancat e këtij qyteti, po ashtu janë edhe ndjesitë e njerëzve që e vizitojnë atë.

Për romancierin Jason Goodwin, autor i mjaft librave triller me sfond ngjarje nga perandoria Osmane, Stambolli vjen si një ndjesi tronditëse. “Kur qëndroj pranë Bosforit, më kalojnë mornica”, shkruan ai, duke rrëfyer se Stambolli është i pasur me histori bizantine, romake dhe osmane, dhe se është një vend ku nëndetëset ruse, super-anijet transportuese dhe anijet turistike, të gjitha, ndriçojnë përmes zemrës së qytetit. Përshtypjet e tij për Stambollin, janë interesante për t’u lexuar si një përballje me përshtypjet e tua, kur viziton këtë qytet të rrallë.

“Së pari, erdha në Stamboll i shtyrë nga një valë rinore romanticizmi, duke e bërë rrugën përmes lindjes së Europës në këmbë, përmes shtigjeve pyjore nga Balltiku në Bosfor. Isha 26 vjeç. Qëndrova poshtë kubesë së Aja Sofias i shtangur. Buka nëpër kafenetë kishte freski marramendëse, makareli drejt e nga anijet, dhe në pazarin e madh përzierja e pulës me menten m’i hoqi krejt nga mendja muaj të tërë ushqyerjeje me vakte të tmerrshme sovjetike.

Stambolli është si një derë rrotulluese, midis Azisë dhe Europës, Detit të Zi dhe Mesdheut. Një ambasador mesjetar në oborrin e sulltanit, dikur tha se qyteti dukej i dizenjuar nga natyra për të qenë kryeqytet i botës. Ende më shkojnë mornica kur qëndroj përballë Bosforit, duke parë një super-anije transportuese, një nëndetëse ruse apo një traget ukrainas që ndriçojnë përmes zemrës së qytetit. Stambolli ka një fuqi të madhe gjeopolitike. Duke qenë Konstandinopoja në të kaluarën e vet, me radhë kryeqytet i perandorive romake, bizantine dhe osmane, ndoshta kjo nuk është edhe aq e habitshme. Ataturku e uli në pozitë kur bëri kryeqytet Ankaranë, por Stambolli mbetet ende i fuqishëm.

Eshtë një qytet me histori në çdo cep – mbishkrime romake, mure bizantine, shatërvan osman.  Mund të lëvizësh midis civilizimeve vetëm duke hedhur disa hapa. Gjithë qyteti duket me shtresa, nga cisternat romake tek rrënojat në bazën e kullës së shekullit të 14-të, Galata. Ka stil dhe madhështi dhe panorama spektakolare. Stambolli është një qytet kodrinor: shtatë kodra, si Roma, thuhet gjithnjë. Mund të gjesh freskinë e një puhize, edhe në kulmin e verës.

Një nga kënaqësitë më të mëdha të qytetit është arratisja drejt ujit – nuk ke pse të marrësh një anije turistike, mund të hipësh në ndonjë nga ato tragetet e vjetër ose të shkosh sipër Bosforit, drejt Ortaköy. Aty mund të ulesh me një gotë çaji dhe të shohësh kubetë e qytetit që hyjnë në panoramë nga Briri i Artë-  xhamia Blu, Aja Sofia, Sulejmania. Mjafton të shmangësh nga vështrimi grataçielat që kanë nisur të ngrihen në horizont.

Rritja e Stambollit në 25 vjetët e fundit ka qenë shpërthyese: një qytet me dy milionë banorë që tashmë strehon 14 milionë,  dhe mund ta ndjesh mbipopullimin që ka ardhur si rezultat. Por lagjet qendrore historike janë habitshëm intime, intriguese dhe ku mund të shëtisësh në këmbë.

Aya Sofia – Kisha e Diturisë së Shenjtë – u ndërtua në shekullin e gjashtë dhe është një nga mrekullitë e botës. Do të ishte më mirë të vizitohej në një periudhë të vitit, si tani, kur nuk ka shumë njerëz. Madhësia e saj është mahnitëse, dhe ka qenë ndërtesa e parë që zgjidhi rebusin e vendosjes së një kubeje rrumbullake mbi një bazë katrore, pothuajse një mijë vjet përpara se Brunelleschi ta sajonte një gjë të tillë në Firence.

Xhamia Blu, me tjegullat e saj Iznik, është e dashur për zemrën – por unë preferoj xhaminë e shekullit të 16-të, atë të Rustem Pashës, që ndodhet përgjatë një rrugice në pazarin e Erëzave. Edhe rruga e ngushtë është madhështore, gjithashtu, me një dyqan që shet çdo gjë të mprehtë, që nga gërshërë për flokët, deri tek thikat e krasitjes, e që është gjithmonë plot me njerëz. Kërkoj shkallaren e errët prej guri midis dyqaneve dhe ngjitem në një platformë sipër zhurmës e rrëmujës, një oborr i qetë përballë xhamisë. U ndërtua nga Mimar Sinan, arkitekti që qëndron pas kuzhinave të pallatit Topkapı dhe xhamisë së madhe të Sulejmanisë (ai u caktua shefi mbretëror i arkitektëve kur ishte tek të pesëdhjetat dhe u përmirësua shumë e më shumë deri kur ishte gati 100 vjeç). Xhamia është e shtruar nga jashtë me tjegullat më të shkëlqyera Iznik. Në lagje ka edhe një dyqan vërtet të sojshëm kebapi, ku mund të ulesh në stolat e vegjël dhe të hash për hiçgjë.

Pazari i madh është plot me turistë, por një vend që duhet vizituar patjetër: një zgjua bletësh me arkada që kanë secila xhamitë dhe hamamet e veta. Meqënëse po flasim për hamamet, aty mund të gjesh peshqirë vërtetë të shkëlqyer si dhe tekstile të tjera. Gjithnjë më ka pëlqyer pazari i librave, në fundin verior dhe në veçanti, Dilmen Kitabevi, një dyqan i vogël librash që shet botime të reja e të vjetra në çdo gjuhë, përfshirë anglishten. Libri i fundit që bleva aty ishte për jetën seksuale të osmanëve. Diçka shumë tërheqëse, përkthyer çuditshëm nga Google. Ka disa dyqane librash vërtet të mirë në rrugën e vjetër Grande Rue, Istiklal Caddesi, që është rruga e Oksfordit në Stamboll.

Duke qenë nostalgjik, dëshiroj të qëndroj në hotelin e madh të Londrës, në lagjen e këndshme Pera. Nuk është prekur ende dhe lëshon një atmosferë melankolie të paprekur.

Me një traditë 500 –vjeçare të kushinës në pallatet e sulltanit, Stambolli është një parajsë për ata që e dashurojnë ushqimin, edhe nëse kërkon kebapë të tymosur, perime të shijshme, pilaf apo puding: provo Çiya Sofrasi në Kadiköy. Kantin në Nişantaşi është një vend shik për të ngrënë dhe shërben verë të bardhë Gallipoli – verërat turke mund të jenë të shkëlqyera.

Që prej herës së parë që eca përmes mureve të qytetit të vjetër, Stambolli ka dominuar jetën time në letërsi. Kam shkruar për qytetin në libra udhëtimi, dhe një histori me pesë romane me mistere të vendosura në shekullin e 19-të, kur Stambolli osman ishte po aq kozmopolitan sa edhe Londra moderne”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Next Post
Shorti i Champions League-s: Napoli i Hysajt përballet me Realin e Madridit

Shorti i Champions League-s: Napoli i Hysajt përballet me Realin e Madridit

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: futbollisti i Galatasarajit përqafim solidar policëve pas golit të shënuar

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: futbollisti i Galatasarajit përqafim solidar policëve pas golit të shënuar

Paskuinta e 26-vjetorit: Si e eliminoi Basha “kastën e vjetër”

Paskuinta e 26-vjetorit: Si e eliminoi Basha “kastën e vjetër”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni