Një polic turk është goditur me thikë në Stamboll nga një person që sipas autoriteteve ishte pjesëtar i ISIS.
Këtë e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
I dyshuari për lidhje me organizatën terroriste, ishte arrestuar disa ditë më parë nga skuadra e antiterrorit turk. Por gjatë marrjes në pyetje, brenda selisë së antiterrorit, ka goditur me thikë një polic, duke u vrarë më pas nga agjentët e tjerë.
Polici i plagosur është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetonte plagës dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe. /tesheshi.com/