Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Srebrenica: lufta që nisi si një shaka me “barrikadat” e famshme të Sarajevës

by te Sheshi
13/07/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Srebrenica: lufta që nisi si një shaka me “barrikadat” e famshme të Sarajevës

Nga Ermir Hoxha

Këto ditë, si çdo meskorriku, po përkujtohet e llahtarshmja masakër e Srabrenicës, e cilësuar si më e rënda që pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte ajo një prelud i marrëzishëm i një lufte që gati nisi si një shaka, si për të vërtetuar faktin se ashtu siç vdekja është bashkëudhëtarja më e afërt e njeriut në çdo çast të jetës së tij, po ashtu dhe lufta rri e fshehur pas çdo momenti paqeje, për të gjitha arsyet, edhe të mosarsyeve.

Këtë po na e tregon Siria e këtyre pesë viteve të fundit, siç na e tregoi Jugosllavia e 20 e kusur viteve më parë, kur një bashkëjetesë etnike në kushtet e një konteksti ideologjik, u shndërrua sakaq në një kasaphanë, gjë që ndër popujt e Jugosllavisë së Titos, pakkush mund ta besonte se do të ndodhte një ditë. Dhe këtu nuk është fjala për hyrjen në konflikt të grupimeve militare të dala nga etnitë, por dhe vetë popullit, ku shoku-shokut, miku-mikut, fqinji-fqinjit, i drejtuan armët njëri-tjetrit, pas fitilave të ndezur nga nacionalizmi, përgjithësisht dhe veçanërisht ai serb, deri atë çast i mbajtur nën fre nga ideali i imponuar ideologjik i “Bashkim – Vëllazërimit”, që në Kosovë e gjente shprehinë e vet tek dikotomia etnike në trajtë frymorësh “Bora-Ramiz”.

Dhe lufta e nisur si një shaka, sidomos në Bosnjë, pati si prolog  “barrikadat” e famshme të Sarajevës, aty ku siç përshkruhet në librin “Makthi etnik i Jugosllavisë”, palët konsumonin më shumë humor se sa urrejtje etnike, derisa kjo e dyta ngadhnjeu, duke shkaktuar një ndër tragjeditë më rrënqethëse të kohëve moderne.

Ja si përshkruhen ato:

Në 1 mars 1992, në një nga lagjet me shumicë popullsie myslimane shpërtheu dhuna në një dasëm serbe. Në dasëm valëviteshin flamuj serbë, ndërsa një njeri i armatosur, i cili ka mbetur dhe sot e kësaj dite i paidentifikuar, qëlloi mbi turmën që festonte, duke vrarë të atin e dhëndërit dhe duke plagosur një nga dasmorët. Ishte kjo shkëndija që i vuri zjarrin gjithë Bosnjës. Menjëherë pas saj, në Sarajavë dhe gjithë Bosnjën, mbinë barrikadat – në fillim të serbëve, dhe pastaj edhe të myslimanëve. Megjthatë, njerëzit ende nuk i merrnin shumë seriozisht barrikadat dhe nuk mendonin se ato do të shërbenin për t’i hyrë një konflikti “të vërtetë”. Njerëzit, më së shumti fqinjë, mbulonin fytyrat me çorape për të fshehsur identitetin. Rajatë e Sarajevës – “njerëzit e zakonshëm”, sipas një shprehjeje vendase me prejardhje turke, as atëherë nuk arrinin ta besonin se tensioni do kishte jetë të gjatë. Në të vërtetë, ai nuk zgjati shumë, gjithsej dy ditë, pastaj barrikadat u hoqën. “Dëgjomë mua, dukesh më bukur kështu se sa me atë çorapen në kokë”, i thoshte fqinji një tjetri. Madje gjatë ditëve të barrigadave doli dhe një këngë e re me titull “Fytyrën me çorape mbuluar”, këngë që vazhdoi të këndohej javë të tëra më pas, nga fqinj të të gjitha anëve që pinin me njëri-tjetrin kafeneve.

 Ditën e parë të barrigadave, në ekran u shfaqën fytyrat e mërzitura të Karaxhiçit dhe Izetbegoviçit, të cilët informuan njerëzit se ata, njerëzit pra, ishin vënë përballë njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj, Radovan Karaxhiçi iu tha gazetarëve të huaj se, në qoftë se myslimanët e Bosnjës do të vazhdonin të ngulnin këmbë për shkëputje nga Jugosllavia, “ju do ta shihni se si do të vejë gjaku deri në gju.” Dhe shumë shpejt Karaxhiçi do ta vërtetonte se nuk bënte shaka.

Në barrigada ishin shkrehur dhe armë, madje pati mbi dhjetë të vdekur në të gjithë republikën. Megjithatë, sarajevasit e gjetën mënyrën për t’u shprehur kundër gjithçkaje të përfaqsuar nga barrigadat. Nëpër të gjithë qytetin, gratë vendase ngritën “barrigada të skarrës” dhe “barrigada të byrreçkave me djathë”. Kush donte të kalonte, duhej të kafshonte njëherë, pavarësisht nga kombësia.

“Barrigada” ngritën dhe shitësit ambulantë të cigareve, të cilët filluan t’i jepnin paketat me kredi. Dëshira për humor e sarajevasve mundi të mbijetojë dhe në barrigadat zyrtare.

Në një barrigadë myslimane, që ishte paralajmëruar se do të sulmohej menjëherë nga çetnikët serbë, por serbët nuk arritën ta realizonin sulmin, njëri nga barrigadasit e maskuar, kërceu papritur duke thirrur dhe duke shkaktuar të qeshura nga të dyja anët: “Djema, po dal njëherë të shoh se mos u ka ndodhur gjë atyre!”

Barrigadat u hoqën dalëngadalë gjatë dy ditëve që pasuan, dhe dhjetra mijëra vetë dolën nëpër rrugët e qyteteve të Bosnjës duke thirrur “Duam të jetojmë së bashku”.       

Marrë nga: “Ankthi etnik i Jugosllavisë” me autorë Jasminka Udoviçki dhe James Ridgeway

/tesheshi.com/   

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Sëlltiku pëson një humbje turpëruese nga amatorët e Gjibraltarit në paraeliminatoret e Champions League-s

Sëlltiku pëson një humbje turpëruese nga amatorët e Gjibraltarit në paraeliminatoret e Champions League-s

Ja sa filxhanë kafe në ditë duhet të pini që të mos rrezikoni jetën

Ja sa filxhanë kafe në ditë duhet të pini që të mos rrezikoni jetën

Amnesty International: qindra të zhdukur në Egjipt nga forcat e sigurisë

Amnesty International: qindra të zhdukur në Egjipt nga forcat e sigurisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni