Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SQARIMI/ “Stop”-i amerikan ndaj Dakos, të gjitha arsyet e ndëshkimit me “heqje vize”

by te Sheshi
30/07/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SQARIMI/ “Stop”-i amerikan ndaj Dakos, të gjitha arsyet e ndëshkimit me “heqje vize”

Departamenti i Shtetit vendosi sot kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Në njoftim theksohet se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë.

Vangush Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Para tij, e njëtja masë është marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.

Ligji që u ndalon hyrjen në ShBA të zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozicion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarë të huaj. Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzimi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si persona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfidencial dhe mund të bëhet publik.

Ky ligj i ka fillesat në vitin 2008, kur Kongresi, synoi të identifikojë dhe të shpallë të papërshtatshëm për të hyrë në Amerikë zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive për të shfrytëzuar burimet natyrore të vendeve të tyre.

Në vitin 2012, Kongresi e zgjeroi hapësirën e shtrirjes së këtij ndalimi, duke përfshirë në të termin “raste të mëdha korrupsioni” dhe sqaroi se njoftimi për individët përkatës mund të bëhej publik ose të mbetej privat.

Rasti i parë që Depaertamenti i Shtetit e përdori këtë ligj, ishte në shkurt të vitit 2018, kur ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Në njoftimet e Departamentit të Shtetit nuk përmendet se për cilat raste specifike bëhet fjalë për këta zyrtarë.

Në të kaluarën Zëri i Amerikës ka nxjerrë në pah, rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s.

Bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat.

Gjatë një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përgjegjësi për rastin e tij.

Deri mbrëmjen e së martës, nga shumica qeverisëse nuk pati asnjë reagim për vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit. Ndërsa kryetari demokrat Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook u shpreh se “është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni”.

Ish-kryebashkiaku ka qenë një ndër emrat më të kaluar nga opozita për korrupsion dhe lidhje me personazhe të botës së kriminalitetit, për një kohë të gjatë. Edhe në reagimin e tij të sotëm, zoti Basha shkruan se “Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit. Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama”, shprehet zoti Basha duke shtuar se “veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës”.

Nga 2017 deri më sot janë rreth 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë shqiptarë të cilëve ambasada në Tiranë u ka refuzuar vizat. Emrat e tyre nuk janë bërë të njohur publikisht.

Marrë nga VOA

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Princesha Haya e Dubait, kërkesë për mbrojtje në Britani të Madhe

Princesha Haya e Dubait, kërkesë për mbrojtje në Britani të Madhe

Incident në Virxhinia, Trump “goditet” nga një ligjvënës: ti racist!

Incident në Virxhinia, Trump "goditet" nga një ligjvënës: ti racist!

DEBATI/ Frika e Metës, ish-studenti shqiptar i shkencëtarit grek: flini zbathur, tërmetet s’parashikohen dot!

DEBATI/ Frika e Metës, ish-studenti shqiptar i shkencëtarit grek: flini zbathur, tërmetet s'parashikohen dot!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni