Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SQARIMI/ “Heqja e vizave” për shqiptarët, ish-ministri i Jashtëm Bushati: ju tregoj tiparet politikes hollandeze

by te Sheshi
22/04/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
SQARIMI/ “Heqja e vizave” për shqiptarët, ish-ministri i Jashtëm Bushati: ju tregoj tiparet politikes hollandeze

Nën titullin “Jo panikut, jo neglizhencës!”, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ofruar një rezyme të poltikës së jashtme hollandeze, tipareve dhe frymës së saj në zhvillimet europiane, në një përpjekje për të sqaruar se nga buron ajo çfarë ndodhi ditët e fundit, një votim në parlamentin hollandez për t’i propozuar Brukselit rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Pa u marrë me shifra e tregues të tjerë, Bushati ofron më tepër një qasje diplomatike mbi atë se kush janë qëndrimet e Hollandës në raport edhe me shumë vende të tjera të rajonit, për të kuptuar më mirë se pse ky vend e ka “kapur ters” me Shqipërinë.

Sqarimi i plotë i Bushatit:

Vendimi i Parlamentit hollandez që i kërkon qeverisë nisjen e procedurave në nivel europian për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë është padyshim një lajm i hidhur. Mekanizmi i përcaktuar, në rast se aktivizohet nga Hollanda, është i qartë. Komisioni Europian do t’i përgjigjet kërkesës (së supozuar deri tani) të Hollandës mbi kriteret e përmbushura nga ana e Shqipërisë dhe çdo vendimmarrje kërkon një shumicë të caktuar votash në Këshill, ku pesha e votave të vendeve anëtare është e ndryshme.

Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Europian për këtë çështje vlerësonte se Shqipëria i përmbushte kriteret. Vlen të theksohet gjithashtu se asnjë prej vendeve anëtare të BE, përfshirë Hollandën, nuk kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar? Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening?

Shanset që një nismë e tillë të prodhojë efekte në praktikë janë thuajse zero. Ndaj nuk ka vend për panik. Shqipëria edhe pse ka shumë sfida në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin i përmbush kriteret e përcaktuara sipas vlerësimeve të Komisionit Europian. Megjithatë, nuk ka vend për neglizhencë e aq më keq për stigmatizim. Përkundrazi duhet të sigurojmë integritetin e debatit publik në lidhje me këtë çështje. Jemi në të drejtën tonë të përbuzim çdo steriotip negativ që tenton të na vizatojë si njerëz e shoqëri që prodhojmë veç krim dhe emigracion të paligjshëm. Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja.

Të drejtën tonë duhet të vazhdojmë ta demonstrojmë me vendosmëri përmes rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke shtuar angazhimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me organet e specializuara, me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare të BE-së. Sepse në asnjë rast nuk duhet të harrojmë që jemi ne që po trokasim në dyert gjithnjë e më vështirë të penetrueshme të BE-së dhe jo e kundërta.

Vendimi i Parlamentit hollandez, edhe pse i pari për një nga shtetet që janë pjesë e listës së bardhë të Schengen, nuk është rrufe në qiell të kaltër. Vjet, në vigjilje të vendimit të BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Parlamenti hollandez, përmes një rezolute, i kërkoi qeverisë bllokimin e bisedimeve me Shqipërinë. Është fakt tanimë i njohur se për shkak të kundërshtisë Të Francës dhe Hollandës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i nisën menjëherë bisedimet për anëtarësim në BE. Kjo situatë shtyu vendet anëtare drejt një formule kompromisi me kalendar të përcaktuar për nisjen e këtij procesi pas qershorit të 2019.

Historiku i qëndrimeve hollandeze në çështjet që kanë të bëjnë me politikat europiane dhe standardet që lidhen me procesin e zgjerimit nuk fillon e as nuk duket se do të mbarojë me Shqipërinë. Një vlerësim i esëllt i këtij historiku do të na mundësonte për të shpjeguar të pashpjegueshmen, por mbi të gjitha për të kuptuar vështirësitë nëpër të cilat do të kalojë rruga jonë europiane.

Në vitin 2016 Hollanda ishte vendi i vetëm në BE që organizoi referendum për marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ukrainës edhe pse u kritikua gjerësisht për pandershmëri dhe mungesë vizioni strategjik, duke pasur parasysh situatën specifike me të cilën përballej Ukraina pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe nevojën dramatike që kishte BE për t’u pozicionuar si lojtar i besueshëm në raport me ambicien e Ukrainës për t’u afruar drejt BE-së. Si rrjedhojë e këtij referendumi, marrëveshja BE-Ukrainë përmban garanci shtesë për tu mos interpretuar në asnjë rrethanë si marrëveshje që shtron rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian.

Hollanda gjithashtu bën pjesë në grupin e vendeve që kundërshtojnë zgjerimin e zonës Schengen me Bullgarinë dhe Rumaninë, përkundër vlerësimeve të Komisionit Europian se këto dy vende i kanë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e Schengenit. Është i mirënjohur qëndrimi kushtëzues i Hollandës ndaj procesit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Serbisë në BE për shkak të mosbashkëpunimit të tyre me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Gjatë krizës në eurozonë, Hollanda spikati si një prej vendeve me qëndrim strikt ndaj vendeve të jugut të Europës duke reflektuar pikëpamjet dhe filozofinë e një vendi që është kontribues kryesor i mekanizmit financiar të BE-së e që kujdeset për çdo qindarkë të shpenzuar. Hollanda mbetet një kritike e zëshme ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë në lidhje me reformat në fushën e sundimit të së drejtës.

Ndryshe nga qëndrimi kundërshtues për anëtarësimin e Turqisë në BE, Hollanda e sheh Ballkanit Perëndimor si pjesë natyrale të BE-së, duke përqafuar qasjen ‘strikt por të ndershëm’ ndaj detyrimeve që kanë vendet aspirante për përmbushjen e reformave.

Edhe në vitin 2013, pavarësisht miratimit të tre ligjeve të famshme dhe rotacionit të pushtetit dhe rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për akordimin e statusit të vendit kandidat, Hollanda bënte pjesë në grupin e vendeve që kërkonin më shumë prova bindëse nga ana e Shqipërisë. Më kujtohet fare mirë puna kapilare me vendimmarrës dhe opinionbërës në Hollandë, por jo vetëm, për komunikimin e refomave dhe rezultateve me durim dhe këmbëngulje. Një punë e përbashkët që u materializua me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në qershorin e 2014.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak javë nga vendimmarja e vendeve anëtare të BE-së për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim, historiku i mësipëm na tregon se duhet të demonstrojmë kohezion politik e shoqëror dhe një fokus të ripërtërirë për reforma, duke mos lejuar në të njëjtën kohë cënimin e arritjeve historike. Kjo do të ishte profilaksia e duhur në funksion të vendimmarrjeve të pritshme të cilat do të përcaktojnë kursin e Shqipërisë për një periudhë të paktën 10-vjeçare. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
FBI: Barak Obama dhe Hillary Clinton, në plan për t’u vrarë

FBI: Barak Obama dhe Hillary Clinton, në plan për t’u vrarë

NGJARJA/ Vdekje nën gërmadha, Mitrovica në zi: ja viktima e shembjes në ish-hotel “Adriatik” (video)

NGJARJA/ Vdekje nën gërmadha, Mitrovica në zi: ja viktima e shembjes në ish-hotel “Adriatik” (video)

Një festë me shije: 113 vjeçarja pret ditëlindjen në Kapadokia (foto)

Një festë me shije: 113 vjeçarja pret ditëlindjen në Kapadokia (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni