Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SQARIMI/ Doktor Ferid Agani, reagim pas dënimit: ja me ç’akuza absurde u përballa

by te Sheshi
24/04/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
SQARIMI/ Doktor Ferid Agani, reagim pas dënimit: ja me ç’akuza absurde u përballa
12
SHARES

Doktor Ferid Agani, një psikoterapistëve më të njohur të Kosovës, u dënua me dy vite burg me akuzën për abuzime gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Thaçi.

Me një profil publik krejtësisht të pastër, i pasociuar kurrë me vesin apo abuzimin përgjatë karrierës si mjek apo figurë politike, ai ndihet i bërë “kurban” në raport me një kastë politike e zyrtarësh së paku të përlyer nga gjykimi publik për një mijë e një afera.

Pasi dhënies së dënimit, Doktor Agani i është drejtuar opinionit kosovar me anë një letre publike, ku sqaron jo shkeljet e tij por ato të gjykatës ndaj tij.

Reagimi:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,

Ju drejtohem në këto momente të vështira për mua, familjen time, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Drejtësisë si dhe miqtë e shumtë në vend dhe jashtë tij me ndjenjën e detyrimit që të ndajë me Ju të vërtetën përkitazi me këtë proces gjyqësor që tash po shihet qartë se ka pasur që nga fillimi prapavijë të rëndë politike. Momente të vështira, jo për shkak të llojit dhe përmasave të dënimit të shqiptuar sot ndaj meje në Gjykatën Themelore të Prishtinës sepse nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën, por për shkak të zhgënjimit të rëndë që përjetova sot në këtë Gjykatë e cila pa fije turpi me Vendimin e saj mohoi  në tërësi të gjitha deklaratat e dëshmitarëve, ekspertëve dhe të gjitha provat materiale të paraqitura gjatë këtij procesi tre vjeçar gjyqësor.

Konsideroj se jam ballafaquar në mënyrë dinjitoze me akuzat plotësisht të pabazuara të Prokurorisë që nga dita e parë e ngritjes së tyre zyrtare duke dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të mundësuar proces të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor, si dhe duke u përmbajt nga çfarëdo intervenimi dhe interpretimi politik si Kryetar i Partisë së Drejtësisë gjatë gjithë këtij procesi të stërzgjatur juridik. Besoj se me këtë kam vendos standard politik i cili po shihet qartë është vështirë i arritshëm për shumicën e zyrtarëve të lartë politik të shtetit. Mirëpo, sot u dëshmua se për ngritjen cilësore të sistemit juridik të vendit nuk mjaftojnë në këtë fazë të tranzicionit vetëm shembujt personal.

Është shumë e rëndë shkalla e mospërfilljes së dispozitave ligjore në fuqi të cilën sot me Vendimin e saj e ka bërë Gjykata Themelore e Prishtinës. Shkelja e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë e bërë sot me këtë Vendim ishte e rëndë dhe eklatante. Shkurtimisht dëshiroj të theksoj se jam shpallur fajtor për:

  • Mos ndalim të nënshkrimit të marrëveshjes me spitalet private përderisa me dispozitë konkrete ligjore ka qenë obligim nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla.
  • Mosshpallje të tenderit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore përderisa Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Rregulla financiare e nxjerrë nga Ministria e Financave përcakton se për mjetet nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve nuk zbatohet prokurimi publik dhe nuk shpallet tender. Pra për çështje e cila është rregulluar me Ligj si e tillë, unë shpallem fajtor për zbatim të ligjit.
  • Jam shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare për periudhën deri në dhjetor të vitit 2015 në të cilën nuk kam qenë fare Ministër i Shëndetësisë. Si mund të kuptohet kjo të nderuar qytetar, si mund të jem fajtor kur në periudhën pas dhjetorit të vitit 2014 nuk kam qenë Ministër i Shëndetësisë?
  • Jam dënuar për mosndalim të marrëveshjes e cila ka qenë në fuqi edhe para se të emërohem Ministër i Shëndetësisë dhe për procedurë e cila vazhdon të zbatohet edhe sot e kësaj dite përkundër se janë ndërruar disa Ministra të Shëndetësisë. Procedura vazhdon në mënyrë identike, ndërsa në krejt këtë proces unë shpallem fajtor. Si mund të ketë arsyeshmëri ligjore e gjithë kjo?
  • Jam dënuar për shkaktim të dëmit buxhetit të shtetit në vlerë prej 4.5 milion euro, ndërsa vetë Avokatura Shtetërore si përfaqësuese e Republikës së Kosovës për asnjë moment nuk ka prezantuar në proces gjyqësor dhe nuk ka dhënë asnjë argument për dëmin gjoja të shkaktuar. Pra si ka dënim për dëmtim të buxhetit të shtetit ndërsa nuk ka dëm të shkaktuar.
  • Jam dënuar gjoja për dëmin e shkaktuar në vlerë prej 4.5 milion euro, ndërsa për dëmin e njëjtë në vlerë të njëjtë janë duke vazhduar edhe 2 procese të ndara gjyqësore të njohura si STENTA 2 dhe STENTA 3. Pra si ka mundësi që për dëmin prej 4.5 milion euro I cili fillimisht pretendohej se është shkaktuar nga të gjithë të akuzuarit, jemi dënuar unë dhe z. Gani Shabani ndërsa dy proceset tjera ende nuk kanë përfunduar dhe në ato procese Prokuroria pretendon se në secilin proces ka dëm nga 4.5 milion euro. Pra dëmi gjatë procedurës është trefishuar nga Prokuroria dhe Gjykata respektivisht.

Këto janë vetëm disa nga anomalitë e shumta të gjithë këtij procesi gjyqësor dhe fakte të cilat sqarojnë padrejtësinë e bërë ndaj meje me vendimin e sotëm gjyqësor.

Si të shpjegohet fakti se jam dënuar në bazë të një Aktakuze e cila është ngrit në mënyrë të kundërligjshme nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kur e njëjta nuk kishte kompetencë për një gjë të tillë. Lënda i ishte marrë në mënyrë arbitrare Prokurorisë Speciale për të kaluar në zyrën e Kryeprokurorit, ndërsa pas ngritjes së aktakuzës lënda është përfaqësuar nga Prokuroria Speciale e cila më sipas vendimit të parë nuk ishte kompetente.

Unë do të ndërmarr të gjitha masat e duhura ligjore në të gjitha instancat juridike të vendit që vendimi i tillë assesi të mos kaloj në Gjykatën e Apelit. Kam shpresën se së paku Gjykata e Apelit do të trajtoj në mënyrë profesionale të gjitha argumentet e prezantuara gjatë këtij procesi gjyqësor nga ana ime dhe se këto gabime të palejueshme do të sanksionohen dhe eliminohen nga ana e saj.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dëshiroj tu siguroj se vendimi i sotëm jo që nuk do të më luhat në përkushtimin tim politik dhe shtetëror për ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit prosperues të Kosovës i cili nuk do të zbrazet çdo ditë nga të rinjtë dhe qytetarët e tjerë ashtu siç po ndodhë këto ditë, por përkundrazi do të më forcojë edhe më shumë në betejën historike të cilën të gjithë së bashku duhet domosdo ta fitojmë kundër paditurisë, diletantizmit profesional, padrejtësisë, intrigave dhe shantazhimeve në politikë dhe në shtet, që janë bërë përditshmëri e vrazhdë dhe e rëndë, sot e konkretizuar edhe një herë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Dr. Ferid Agani

/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
OBSH del me shifra: Ja sa guxoni t’i lini fëmijët në ekran

OBSH del me shifra: Ja sa guxoni t'i lini fëmijët në ekran

Kryeministri slloven: BE-ja sot, si Evropa që i dha dorë Hitlerit në ’30-ën

Kryeministri slloven: BE-ja sot, si Evropa që i dha dorë Hitlerit në '30-ën

TRAGJEDIA/ Sri Lanka: Të krishterët vajtojnë viktimat, muslimanët po largohen nga frika

TRAGJEDIA/ Sri Lanka: Të krishterët vajtojnë viktimat, muslimanët po largohen nga frika

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni