Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sqarimet e një onkologu: treguesit e kancerit në Kosovë dhe pse kjo flamë po na vë përpara

by te Sheshi
23/02/2017
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Sqarimet e një onkologu: treguesit e kancerit në Kosovë dhe pse kjo flamë po na vë përpara

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

Kanceri po na vë përpara. Është ndër ato flama të kohës që na e ka trazuar jo pak jetën teksa çdo ditë përballemi me lajme për ikjen e këtij apo atij njeriu, mu prej kanceri. Me ironi të trishtë thuhet se është bërë si gripi. Dhe si kudo, edhe Kosova po i vuan shumë metastazat e tij. Shifrat e vekjeve nga kanceri po shënojnë rritje vit pas viti. Ç’po ndodh dhe ç’duhet të bëjmë? Për këtë na ndihmon biseda me Ilir Kurtishin, doktor onkolog, i cili na ofron dhe një paketë këshillash se si t’i ngrejmë barrikadë kësaj sëmundjeje të ligë…

Dr. Kurtishi, sipas mendimit tuaj dhe duke iu referuar statistikave, a mendoni që sëmundjet kancerogjene janë shpeshtuar shumë në krahasim me vitet e kaluara?

Sëmundjet kancerogjene në Kosovë kanë shënuar rritje viteve të fundit, diku prej 5 deri në 10 për qind dhe kjo është në trend me rritjen e sëmundjeve malinje në gjithë botën. Kësaj i kontribuojnë faktorë të ndryshëm të cilët janë shkaktarë për këto sëmundje malinje, duke filluar prej dispozitave gjenetike, prej moshës, prej veseve të këqija të pacientëve; faktorë që ndikojnë nga jashtë si infeksione të ndryshme virale, ushqimi joadekuat, mungesa e aktivitetit fizik, ekspozimi i rrezeve ultravjollcë të diellit, obeziteti, rrezatimi (jonizues dhe jo-jonizues) ndotja e ambientit. Dhe kur i përmenda veset e këqija, kisha parasysh konsumin e duhanit, të alkoolit e drogës.

Çfarë duhet të dimë më shumë rreth kancerit dhe si duhet të veprojmë në çdo rast?

Kanceri zhvillohet nga një qelizë e cila transformohet me kohë duke u shndërruar në të pavdekshme. Ajo më pas nis ta kaplojë gjithë organizimin duke dëmtuar dhe asgjesuar qelizat tjera, pasi iu merr atyre ushqimin duke çuar kështu deri tek vdekja e tyre.

Se si duhet të veprojmë ne? Duhet të jemi më të ndjeshëm ndaj çdo lloj shqetësimi që mund të na vijë në mënyrë që të reagohet sa më shpejt. Zbulimi herët dhe mjekim adekuat jep shpresë.

Rikthehet tek shkaqet. Lëviz, nuk pi as duhan, as alkol, as drogë; por ja që thuhet se ushqimi që në konsumojmë, sidomos ai i supermarkeve, është kancerogjen…

Jo vetëm në Kosovë por kudo në botë, ushqimi që sot serviret, sidomos ai i përgatitur në mënyrë jo-kualitative e që ne i themi ushqim nga bota shtazore i pasur me yndyra të ngopura dhe me kripë, përgatitur në skarë si dhe ushqimet e fërguara, janë të dëmshme dhe rrit riskun për sëmundje malinje.

Edhe ushqimi i konservuar, i cili pra ruhet për një kohë dhe pastaj konsumohet, ka risqet e veta. Ai ndikon në masë të madhe në shfaqjen e sëmundjeve të tubit digjestiv, duke filluar prej lukthit deri të zorrët e trasha e kështu me radhë.

Cilat janë disa nga sëmundjet kancerogjene më të përhapura në Kosovë?

Në vendin tonë më i përhapur është kanceri i mushkërive tek meshkujt, ndërsa tek femrat i gjirit. Pas tyre vjen kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri e organeve gjenitale te femrat (qafa e mitrës, mitra dhe vezorët). Një vend të veçantë nxë edhe kanceri e lëkurës që ka gjithashtu një inçidencë të lartë. Ndërsa kanceri i prostatës, për dallim nga vendet tjera të botës tek ne në Kosovë është më i rrallë për arsye se në vendin tonë jetëgjatësia e njerëzve nuk kalon moshën 70-vjeçare.

Cilat janë moshat që preken më së shumti nga sëmundjet tumorale?

Moshat të cilat prekën nga sëmundjet tumorale janë prej 50 deri në 60 vjeçe, moshë kur gabimet e qelizave të trupit të njeriut ndodhin me shpesh dhe mundësia shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene është më e madhe.

Dr. Kurtishi, thuhet për sëmundjet “më mirë të parandalohet se sa të shërohet”. A vlen kjo edhe për sëmundjet malinje, dhe në çfarë mënyre ajo të parandalohet?

Parandalimi më i mirë i sëmundjeve malinje është diagnostikimi sa më i hershëm i tyre. Ekzistojnë metoda të ndryshme se si duhet të ndodh kjo, siç është skriningu. Por ja që kjo metodë, e më saktë ky program, tek ne në Kosovë nuk është i pranishëm akom. Kurse në botë ekzistojnë skriningu i kancerit të qafës së mitrës, skriningu  për sëmundjet e gjirit, skriningu për kancerin e zorrës së trashë.

Nëse ne këtë sëmundje e zbulojmë sa më herët, atëherë mbijetesa është shumë më e lartë dhe mjekimi është më i suksesshëm.

Pra, mos duhet thënë se jemi të dënuar mos e kapim në kohë të ligën brenda nesh?

Kohët e fundit janë duke u bërë hulumtime të ndryshme në bazë gjenetike, siç janë testet të cila mund të japin informata se çfarë po ndodhë në qelizat e trupit tonë; që do të thotë se përmes mostrës së gjakut merren dhe detektohen disa faktorë tumoral që ne i themi edhe tumor mareker të llojeve të ndryshme, duke filluar nga niveli bërthamor dhe i membranës qelizore në të cilat ne do t’i gjejmë këto sëmundje më herët dhe do të fillojmë t’i mjekojmë akoma pa dalë në gjak apo pa dhënë metastazë.

Për momentin vendosja e diagnozës bëhet vetëm duke shfrytëzuar metodat e ndryshme imazherike, historinë e pacientit dhe simptomat, shenjat e sëmundjes e që diagnoza finale vendoset me konfirmim histopatologji – biopsi të indit.

Po ashtu statistikat flasin edhe për rritjen e numrit të grave të prekura me kancer të gjirit…

Atëherë numri i pacientëve të sëmurë me kancer të gjirit nga viti në vit në Kosovë rritet. Në vitin 2015 ka qenë 220 gra, ndërsa në vitin 2016 ky numër shkoi në 270. Inçidenca është në ngritje si ne çdo vend të botës. Por tek ne është pak shqetësuese sepse gratë nën moshën 50-vjeçare, që do të thotë mosha 30-40 vjeçare, kanë një ngritje të lehtë në krahasim me vende të tjera të rajonit. 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer te gjirit. Në përgjithësi, në botë, çdo 2 minuta diagnostikohet një grua me kancer të gjirit, dhe një grua vdesë çdo 15 minuta nga kjo arsye. Por nga ana tjetër, duke iu referuar statistikave që vijnë nga Amerika, numri i grave që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit është mbi 2.8 milionë.

A mund të paraqitet kanceri i gjirit edhe tek meshkujt, apo vetëm tek femrat?

Kanceri i gjirit mund të paraqitet edhe tek meshkujt sikurse tek femrat, mirëpo kjo rrallë ndodh. Në 10 femra të sëmura një është mashkull. Edhe në Kosovë kemi raste me kancer të gjirit tek meshkujt që mjekohen në spitalin tonë ku 260 janë femra e 10 deri 12 janë meshkuj, të cilët i trajtojmë në të njëjtën mënyrë sikurse i trajtojmë edhe femrat.

Ç’praktikë ndiqni me pacientët, a jua tregoni diagnozën dhe si reagojnë kur e kuptojnë se nga çfarë vuajnë?  

Në Kosovë meqenëse niveli ose edukata shëndetësore është pak më e ulët se në vendet e rajonit, në disa raste pacientëve nuk u tregojmë se nga çka vuajnë. Mirëpo kur fillon trajtimi dhe kur fillojnë problemet tjera, pacienti e kupton se çfarë bëhet fjalë dhe kjo nuk është një prej arsyeve që ne duhet ta maskojmë ose ta fshehim diagnozën e saktë të sëmundjes. Dita-ditës, vetëdija e popullatës mbi problemet shëndetësore është në ngritje, andaj ata edhe dinë mbi sëmundjen e tyre dhe dinë së çfarë kërkojnë nga mjeku se çfarë i pret ata, kërkojnë më të mirën dhe e pranojnë më lehtë.

Normalisht ne si klinikë dhe personel jo vetëm që bëjmë trajtimin profesional mjekësor të këtyre të sëmurëve, por bëjmë edhe trajtimin psikologjik. Kjo në fakt duhet bërë nga persona adekuatë siç janë psikologët, por në mungesë të tyre luajmë edhe rolin e psikologut edhe të mbështetësit shpirtëror. Kjo ka rëndësi shumë të madhe pasiqë ata pacienë të cilët kanë një bindje dhe besim shpirtëror me të madh, këtë sëmundje e pranojnë pak më lehtë dhe mënyra e menaxhimit të kësaj sëmundje tek ata është më e mirë.

Cila do ishte këshilla e juaj adresuar çdokujt për ta bërë të largët këtë sëmundje nga vetja?

Që të parandalohet kjo sëmundje, këshilla jonë si mjekë, pra jo vetëm e imja, është që pacienti të paraqitet sa më herët tek mjeku për çfarëdo problemi që ka, të mos ngurojnë dhe bëjë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të gjendet diagnoza e saktë e sëmundjes sa më herët dhe mjekimi të jetë më i mirë.

Të bëjnë sa më shumë aktivitete fizike, të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm dhe dietik, të kenë kujdes nga rrezet ultravjollcë he rrezatimi jonizues, të ndërpresin plotësisht konsumin e duhanit, të ndalojmë alkoolin dhe kështu të ulin sadopak riskun për këtë sëmundje malinje që konsiderohen si vrasësi numër dy në botë pas sëmundjeve kardiovaskulare. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Policia mendonte se po luanin, ja çfarë fshihet pas kësaj fotografie të fëmijëve

Policia mendonte se po luanin, ja çfarë fshihet pas kësaj fotografie të fëmijëve

Budapesti tërheq kërkesën për organizimin e Lojërave Olimpike të 2024-s

Budapesti tërheq kërkesën për organizimin e Lojërave Olimpike të 2024-s

Blushi shpik termin “çadrizëm”: ky po e shkatërron Shqipërinë

Blushi shpik termin “çadrizëm”: ky po e shkatërron Shqipërinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni