Kryeministri Rama sqaroi me anë të një videoje se si do funksiojnë leja për dalje nga një anëtar familjeje, që nga e hëna e tutje, pasi një tjetër masë do futet në funksion të vetëizolimit të detyrueshëm.
“Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin ‘Leje për dalje’. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin.
Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes ( psh IxxxxxxxxB 10.00)
Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.
Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për ‘Leje për dalje’.
Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisej me leje pasi është jetike që ata të qendrojnë brenda.
Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet ti tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejes ju penalizon me gjobë”. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/642221353226551/?t=3