Ndërsa të gjithë mediat perëndimore kanë publikuar lajmin se Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave në Parlament për të qeverisur e vetme, portal rus Sputnik duket se është kundra rrymës.
Në lajmin që ai ka publikuar për zgjedhjet në Shqipëri, titulli kryesor është: “Edi Rama nuk ka shumicën për të qeverisur”.
Në fakt vetëm titulli është “fake news”, pasi në shkrim Sputnik citon agjencinë Reuters, e cila theksonte në shkrimin e saj se “PS ka arritur shumicën e 71 mandateve në Parlament”. /tesheshi.com/