Kryeministri Rama postoi pa asnjë kompleks ardhjen e sasisë së parë të vaksinave ruse Sputnik V në Shqipëri, dhuratë nga Emiratet.
“Aeroporti Nënë Tereza – Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.
Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan Rama.
Kujtojmë se deri më sot, ndoshta drejtpëdrejt nga Rusia, ai e kishte refuzuar produktin rus për shpëtim nga COVID-i. /tesheshi.com/