Emigranti musliman nga Afrika që morri epitetin “spiderman” pasi pasi u ngjit në një ndërtesë dhe shpëtoi një fëmijë të varur nga ballkoni, filloi punë në Brigadën e zjarrfikësve të Parisit.
Në maj, akti heroik i Mamoudou Gassame nuk i solli vetëm famën botërore e një dekoratë të presidentit francez, por edhe shtetësinë franceze dhe punën si zjarrfikës.
Brigada e zjarrfikësve në Paris ed paraqiti këtë javë si një nga 24 rekrutët e rinj.
“I dua shumë fëmijët dhe nuk do ta falja vetes nëse nuk do mund të ndihmoja për shpëtimin e asaj jete”, tha Gasame.
Ja dhe njëherë heroizmi i tij: