Një takim i shefes së BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova me Albin Kurtin pasi deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, nuk ka dhënë asnjë ëfekt. Gaz është hedhur sërish sapo deputetët u rikthyen në seancë dhe filloi votimi.
Kryekuvendari Kadri Veseli i ftoi deputetët të mos largohen dhe të votojnë duke thënë se janë mësuar tashmë me një gjendje të tillë, por tymi i detyroi të gjithë që të dilnin.
Menjëherë pasi u hodh gaz kanë hyrë forcat e policisë me maska që kanë pasur diskutim me vetëvendosësit, por pa ndërhyrë tek ndonjë prej tyre.
Herën e dytë, gazin eka hedhur deputeti Sali Zyba të cilin më pas policia ka tentuar ta largojë nga salla plenare por ai ka rezistuar. /tesheshi.com/