Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Specialja famëkeqe e Kosovës në gjykimin e Dritan Goxhajt

Arrestimi ulëritës i një shqiptari model për ta çuar në Hagë

by te Sheshi
19/08/2023
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Specialja famëkeqe e Kosovës në gjykimin e Dritan Goxhajt

Dritan Goxhaj, një ushtarak model shqiptar që së bashku me babanë e tij Dilaver Goxhaj, po ashtu model, shkuan dhe luftuan të dy krah UÇK-së në Kosovë, ka denoncuar arrestimin e tij duke e quajtur atë një “grusht shteti juridik” nga ana e Speciales, duhet thënë famëkeqe, e cila pos që po gjykon krerët e UÇK-së, tashmë po tenton marrë në Hagë, me pranga, edhe një shtetas të Shqipërisë, nga ata qytetarë shembullorë, pa asnjë dritëhije në jetë e karrierë.

Dritan Goxhaj zbërthen arrestimin e tij, shkeljet e rënda juridike të tij, duke apeluar drejtësinë shqiptare që mos lejojë këtë lloj goditje të rëndë që Specialja po i je psi drejtësisë shqiptare edhe asaj kosovare.

Avokatia e Dritan Goxhajt:

Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit të ndërgjegjes në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vitin 1989. Prej atij viti Shqipëria ka tentuar të ecë në rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar të ndërgjegjes. Megjithatë, plot 30 vjet më pas, Shqipërisë po i imponohet sot që të kthehet 30 vite pas. Sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës. Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet e tyre të cilat, kur binin ndesh me politikën vrastare rankoviçiane të Serbisë në Kosovë, u rrezikonin jetën dhe qenësinë shqiptarëve, po mundohen edhe sot që, përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, të marrin peng edhe fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë nëpërmjet një grushti shteti juridik në Kosovë.

Kjo prokurori dhe gjykatë kanë vendosur për arrestimin tim me pretekstin e shkruar e bardha mbi të zezë në faqen 6 të vendimit për arrestimin tim në pikën Koha dhe vendi i kryerjes së veprës (penale): “Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar që z. Goxhaj, së paku dy herë, zbuloi qëllimisht çfarë besonte përmes një postimi në faqen e Facebook-ut që mban emrin e tij, në formën e një  artikulli –opinion.”

Le t’i shohim me radhë që të kuptojmë natyrën kriminale-rankoviçiane të kësaj prokurorie dhe gjykate.

Kjo prokurori dhe gjykatë kërkojnë arrestimin tim dhe ekstradimin drejt vendndodhjes së kësaj gjykate në Hagë me akuzën:

  1. Frikësim i dëshmitarëve
  2. Pengim i drejtësisë

Të dyja këto akuza hyjnë në veprat penale të konsideruara të zakonshme në sistemin juridik të Kosovës dhe, si të tilla, ato nuk janë kompetencë lëndore as të kësaj prokurorie e as të kësaj gykate.

Kjo prokurori, sipas faqes së saj zyrtare ëëë.sep-ks.org shkruan: “Prokurori i Specializuar ka kompetenca për sa vijon:

  1. a) Të marrë në pyetje viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar dhe të regjistrojë deklaratat e tyre
  2. b) Të kryejë hetime në vendngjarje, të mbledhë prova
  3. c) Të kërkojë ndihmë prej vendeve të treta, organizatave ndërkombëtare dhe subjekteve të tjera
  4. d) Të ndërmarrë masa hetimore

Dhe të gjitha këto vetëm në kuadër të ligjit që e autorizon ZPS-në të hetojë dhe ndjekë penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në raportin e APKE-së të Dik Martit (Dick Marty).

Ashtu siç edhe shihet qartësisht, veprat për të cilat kjo prokurori ka ngritur akuzë ndaj meje nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këto dy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një grusht shteti kriminal.

Tani, le të vijmë tek pjesa tjetër, aty ku këto dy subjekte arsyetojnë vendimin e tyre për arrestimin tim. Aty ato deklarojnë se unë kam zbuluar atë çfarë unë besoj, në formën e një artikulli- opinion. Dhe këtu vijmë tek mentaliteti rankoviçian që i udhëheq këto dy subjekte. Arrestimi im bëhet vetëm për dy arsye thelbësore. E para, sepse deklaroj – shpreh atë që besoj dhe, e dyta, sepse atë që besoj e shpreh dhe e publikoj si opinon timin në formë artikulli. Këto dy arsye të vetme me të cilat këto dy subjekte justifikojnë arrestimin tim hyjnë te veprat penale të ndërgjegjes, vepra penale këto që ka 30 vjet që janë hequr nga Kodi Penal në Shqipëri, ndërsa në Kosovën e re ato as nuk ekzistojnë fare. Këto dy subjekte, në bashkëpunim kriminal me njëra-tjetrën, në këtë rast, ia kanë kaluar vendimin e tyre antikushtetues për ekzekutim Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.  Kjo Ministri, e vetëdijshme për këtë antikushtetueshmëri të këtij vendimi, ka vendosur ta ekzekutojë atë. Në këtë moment është realizuar pengmarrja juridike e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ana e ZPS-së dhe Gjykatës Speciale.

Për momentin unë nuk jam në gjendje të them nëse kjo ka ndodhur me vetëdije apo pa vetëdije të qeverisë Kurti por, duke qenë se deri më tani këto dy subjekte kanë arritur të marrin peng Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri dhe Prokurorinë e Shkallës së parë, të krijon përshtypjen e një lloj tentative të tipit “Revolucion Kinez” për të marrë peng jo vetëm sistemin juridik në Shqipëri, por edhe gjithë shtetin dhe shoqërinë në vendin tonë. Duke e detyruar edhe Shqipërinë që ta pranojë dhe ekzekutojë këtë vendim antikushtetues dhe kriminal të këtyre dy subjekteve jo vetëm që arrijnë të bëjnë një grusht shteti juridik edhe në Shqipëri, por në këtë mënyrë e kthejnë Shqipërinë sërish në vitin 1945 kur te ne diktonte Serbia rankoviçiane- titiste.

Unë vetëm uroj që shteti shqiptar dhe një pjesë e sistemit të tij juridik të arrijnë të kuptojnë kurthin vdekjeprurës ndaj lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes drejt të cilit po e shtyjnë ZPS-ja dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Uroj që Shqipëria ime të ecë drejt Europës me liri fjale, opinioni dhe ndërgjegjeje e mos të bjerë viktimë e mentalitetit Rankoviço-Titist të ZPS-së dhe Gjykatës Speciale të Kosovës dhe t’i thotë “Jo!” pengmarrjes së shtetit shqiptar.

Shpresoj dhe besoj se sistemi gjyqësor shqiptar do të respektojë, në rastin tim dhe jo vetëm, parimet bazë të një gjykimi të drejtë e të paanshëm.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton çdokujt, pra edhe mua, lirinë e të menduarit dhe të të shprehurit, si një e drejtë universale. Dhe unë ndodhem këtu ku jam pikërisht për arsyen e vetme sepse kam guxuar të mendoj dhe të shpreh atë që mendoj. Në akuzën ndaj meje ngritur nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale e Kosovës, në pjesën që titullohet ‘Koha dhe vendi i kryerjes së veprës penale’, thuhet shprehimisht: “Z. Goxhaj zbuloi qëllimisht çfarë besonte përmes një postimi në FB në formën e një artikulli opinion”.

Po, arrestimi im kërkohet vetëm pse kam shprehur një opinion, pra, pse kam ushtruar të drejtën time kushtetuese.

Ndërsa, po në të njëjtën pikë, më poshtë, shkruhet: “Në çdo kohë mund të zbulojë edhe të dhëna të tjera”. Pra, këtu qartësisht kërkohet që unë të mbahem në burg si masë preventive vetëm se ata frikësohen se unë mund të flas sërish. Këtu kemi të bëjmë me një mendësi të bandave kriminale, të cilat i ekzekutojnë ata persona që ata mendojnë se mund të flasin mbi aktivitetet e tyre kriminale. Qartësisht unë po mbahem në burg në shkelje të ligjit në Shqipëri, pasi ligji në Shqipëri nuk e lejon burgosjen për lirinë e fjalës dhe as burgosjen për arsye se mund të flasësh sërish. Që të dyja kanë të bëjnë vetëm me lirinë e fjalës – pse kam folur dhe sepse mund të flas.

Në këtë moment jemi kthyer sërish në kohën e regjimit monist kur njerëzit burgoseshin pse flisnin dhe sepse mund të flisnin diçka në të ardhmen. Edhe atëhere, njësoj si në këtë rastin tim, atyre që tentonin t’i fusnin në burg për arsye të lirisë së fjalës u mvishnin të njëjtat akuza ashtu si edhe mua.

Sot unë akuzohem për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë. Në kohën e sistemit monist të njëjtët si unë akuzoheshin për:

  1. Frikësim të masave dhe të popullit
  2. Pengim të pushtetit popullor

Dhe unë sot besoj se jam i burgosuri i parë i ndërgjegjes në Shqipërinë post-moniste. Ndaj, i kërkoj gjykatës lirimin tim pasi, ashtu si edhe e shtjellova, po mbahem në burg në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.

Jam i mendimit se gjykata nuk ka në dorë vetëm lirinë time, por edhe dinjitetin e shtetit dhe se sot ajo mund të bëjë ndarjen nëse Shqipëria do të vazhdojë të jetë demokratike dhe europiane ku fjala e lirë është baza e shoqërisë, apo do e kthejë atë në vitin 1945. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Putin, në selinë e “operacionit special ushtarak”

Putin, në selinë e "operacionit special ushtarak"

Përleshja e një leopardi me një lukuni majmunësh, kush fiton?

Përleshja e një leopardi me një lukuni majmunësh, kush fiton?

Inteligjenca Artificiale, shqetësim në gazetarinë europiane

Inteligjenca Artificiale, shqetësim në gazetarinë europiane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni