Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni ka prezantuar Raportin e tretë për punën e saj të deritanishme.
Nën hetim nga kjo Prokurori janë 112 persona, të cilët dyshohen se kanë bërë 160 vepra penale, që donë të thotë se një pjesë e këtyre personave dyshohen se kanë bërë më tepër vepra penale.
Veprat penale për të cilat deri tani PSP ka hapur procedurë para hetimore sipas raportit të fundit janë:
84- keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve
3- keqpërdorim të procedurës për furnizim publik dhe tender
24- shoqërim kriminel
42- diapason i gjërë i veprave lidhur me keqpërdorime zgjedhore nga shkelja e të drejtës së votës, keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore deri tek falsifikimi apo shkatërrimi i materialit zgjedhor
7- keqtrajtim dhe veprim tjetër jo njerëzor dhe dënim
Prokurorja Speciale, Katica Janeva në raport thekson se PSP në këtë periudhë ka arritur të gjej edhe 66.909 audio- incizime të cilat janë fshirë.
“Me këtë numri i audio-incizimeve është rritur në 606.555. Në këto dosje, si dhe 540.646 të mëparshmet, është realizuar regjistrim elektronik i cili gjendet në gjithsej 15.906 faqe në formë elektronike. Gjatë regjistrimit është vërtetuar se kohëzgjatja e të gjithë audio- incizimeve është gjithsej 13.200 orë”, thuhet në Raportin e PSP-së. /tesheshi.com/