Nga specialistë amerikanë të sizmiologjisë vjen lajmi shpresëdhënës se gjithçka do të normalizohet shumë shpejt sa i përket lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit, i cili ka shkaktuar panik me pasoja sociale në gjithë pellgun Tiranë – Durrës.
Është faqja e specializuar EMSC (LastQuake), e cila në Twitter ka publikuar këtë status ditën e sotme: “Të gjithë miqve tonë në Shqipëri që kanë kaluar dy netë shumë të vështira, numri i pasgoditjeve është në ulje të vazhdueshme, e kjo është pikërisht ajo që pritet pas një tërmeti”.
Pra, nëse tërmeti nuk mund të parashikohet se kur mund të bjerë, ekziston gjithsesi një prognozë e saj se çfarë ndodh pas një goditjeje të fortë. /tesheshi.com/