Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ Vazhdojnë manipulimet mediale për të bërë presion mbi myslimanët shqiptarë

by te Sheshi
06/04/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
SPECIALE/ Vazhdojnë manipulimet mediale për të bërë presion mbi myslimanët shqiptarë

Nga Bashkim Kastrati

Festimi i golit duke rënë në sexhde i lojtarit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mërgim Mavraj, nxiti reagime të shumta tek një pjesë e personave publik në Shqipëri dhe Kosovë. Disa pa dhënë ndonjë arsye, deklaruan se nuk po ndjehen të përfaqësuar pasiqë Mavraj falënderoi Zotin, dhe pse ai  tha se ka hyrë në ndeshje i lënduar dhe ka rrezikuar karrierën e tij për kombin.

“Nëse nuk rrezikon për kombin tënd, për kënd me rreziku tjetër?!”, ishin fjalët e Mavrajt, i cili tregonte dashurinë dhe sakrificën për kombin shqiptar.

mavraj 1Pas disa ditëve lojtarit i vdiq babai dhe të ndjerit iu bë një ceremoni mortore tradicionale shqiptare. Por disa media që kanë në agjendë ofendimin e atyre që përfaqësojnë islamin shfrytëzuan edhe këtë rast, siç veproi “gazetaexpress” online duke shpifur gjoja se arkivoli ishte mbuluar me flamur arab, por në fakt arkivoli ishte i mbuluar me një sixhade dhe kjo shihet qartë në fotografi.

Vendosja e sixhadesë mbi arkivol është një traditë që praktikohet në shumicën e ceremonive mortore nga një pjesë e madhe e shqiptarëve të Kosovës. Por nuk është hera e parë që kjo media online ka këtë qasje ndaj fesë islame.

mavraj 2Ky raportim i kësaj medie, ka nxitur reagime të personaliteteve të ndryshme dhe gazetarëve dhe është cilësuar si tendencioz dhe i realizuar pa asnjë konfirmim.

Kjo media dhe shpesh përqesh dhe ofendon imamë të ndryshëm të Kosovës, e veçanërisht imamin Shefqet Krasniqi. Rasti i fundit ishte kur Liga e Dijetarëve Myslimanë çertifikon dhe përkrahë imamin Shefqet Krasniqi, ndërsa titulli i shkrimit të Expressit ishte: “Qesharake: Liga e Dijetarëve Myslimanë çertifikon “dijetarin” Shefqet Krasniqi”.

Në tekst nuk shpjegohet se pse na qenka një e gjë e tillë qesharake dhe kush e vlerësoni si qesharake.

Milazim Krasniqi,Profesori i gazetarisë dhe njëherësh themeluesi i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë për tesheshi.com se në Kosovë është instaluar, veçmas këto dy vitet e fundit, një frymë e islamofobisë agresive, që është një aleancë e disa medieve, disa strukturave politike e policore dhe disa qarqeve të huaja diplomatike dhe që po synon të përdorë jo vetëm rastet e ekstremizmit, po çfarëdo rasti që mund të manipulohet, për të bërë presion mbi besimtarët myslimanë dhe për të kufizuar liritë dhe të drejtat e tyre fetare.

“Unë kam shkruar me vite dhe shkruaj ende për këto probleme. (Dhe i vuaj pasojat e sulmeve dhe fyerjeve më brutale, që prodhojnë mendjet e çoroditura.) Pra, nuk mund të flitet për një rast të izoluar dhe as një medium të vetëm, që e ka lart në agjendë islamofobinë”, ka thënë profesori Krasniqi.

Ai thotë se raportimi me rastin e varrimit të babait të Mërgim Mavrajt, ku u shkrua se ishte vendosur flamuri arab mbi arkivol pa asnjë konfirmim, është një lloj hakmarrje që po i bëhet lojtarit për shkak se hapur ka shpërfaqur identitetin e tij fetar.

“Fatkeqësisht nuk lihen jashtë kësaj agjende islamofobike as të vdekurit, siç ishte rasti me babain e ndjerë të lojtarit shqiptar, Mërgim Mavrajt. Mua mu duk si hakmarrje për “guximin” e tij që ta shprehë identitetin e tij fetar, krahas atij kombëtar. Fatkeqësisht, jemi si në mes të shtrëngatës. Dhe besoj që do të përjetojmë edhe shumë sprova nga ky revansh hakmarrës i islamofobisë agresive e primitive”, theksoi Krasniqi.

kalajaBabai i Mërgimit u varros në prani të flamurit kombëtar dhe të Kosovës

Në lidhje me raportimin e pa konfirmuar dhe tendencioz se babai i Mërgim Mavrajt u varros me flamur arab, ka reaguar edhe imami i njohur në Shqipëri Ahmed Kalaja, i cili ishte prezent në ceremoninë e varrimit. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka sqaruar se mbi arkivol ka qenë vetëm sexhadja siç shihet në foto, ndërsa ka kërkuar nga gazeta “Express” që të kërkojë falje.

“Nisur nga një titull në një rrjet social, që babai i mbrojtësit të Kombëtares Mërgim Mavraj, përcillet me flamur arab është sa i pasaktë, aq dhe dashakeq. Rasti i radhës nuk kurseu as ditën e varrimit, jashtë çdo tradite shqiptare, jashtë çdo tradite morale, respekti ndjeshmërie. Dua të bej një sqarim për të gjithë: Babai i Mërgimit, një njeri i urtë për të cilin gëzonin respekt i madh e i vogël, u varros duke u mbuluar me sexhaden e tij të faljes, një dëshirë e tij kjo. Në varrezën e fisit Mavraj, ku në hyrje të varrezave valëviteshin dy flamuj shqiptarë, ku qëndronin tre dëshmorë të UÇK-së të familjes Mavraj. Mes lotëve dhe lutjeve përcollëm këtë burrë të thjeshtë, atdhetar të flaktë, si edhe një besimtar shembullor.

Mërgimi në plagën e ndarjes nga jeta të babait, përballet me shpifje të një natyre antikombëtare të një portali, i cili në minimumin moral duhet të kërkojë falje. Ne i bashkëngjitmi me lutje dhimbjes së vëllait tonë dhe shikojmë me neveri titujt bombastike në kurriz të ndjenjave edhe dhimbjeve”, ka shkruar Kalaja./tesheshi.com/

Tags: Ahmed KalajaMërgim MavrajMilazim Krasniqi

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Boronica, një frut që mund t’ju ndihmojë kundër stresit

Boronica, një frut që mund t’ju ndihmojë kundër stresit

Ronaldo më shumë gola se gjysma e Europës

Ronaldo më shumë gola se gjysma e Europës

Situata politike në Kosovë, Visar Ymeri i ‘Vetëvendosje’-s “qan hallet” me ambasadorin slloven

Situata politike në Kosovë, Visar Ymeri i 'Vetëvendosje'-s "qan hallet" me ambasadorin slloven

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni