Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ Suksesi i kombëtares kuqezi: pse tani?

by te Sheshi
16/06/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
SPECIALE/ Suksesi i kombëtares kuqezi: pse tani?

Prej kohësh kombëtarja e futbollit është bërë krenaria jonë e vetme me lojërat e saj inteligjente, rezultative, e shpesh tërheqëse. Aty bashkohen ndjenjat tona patriotike, aty fshihen kufijtë që na ndajnë, e aty ndizet optimizmi ynë. Përpos kësaj, kjo kombëtare gjithpërfshirëse është gati të shkruajë historinë, teksa shpreson me plot të drejtë të marrë pjesë në Europianin e 2016-s, që do të zhvillohet në Francë. Do të ishte hera e parë për përfaqësuesen e futbollit që të gjendej mes skuadrave më të mira të kontinentit, mbase për të lënë gjurmë dhe në atë aktivitet.

Fitorja e së shtunës ndaj Francës, edhe pse në një takim të cilësuar si një miqësore, qe qershia mbi tortë e një sezoni fantastik, të nisur me fitoren në Portugali, e të vijuar me barazimin me Danimarkën e me fitoren ndaj Armenisë. Gëzimin e prishi pak sfida e ndezur në Serbi, jo për lojën, e cila njohu rritje gjersa u ndal, por për tre pikët e mohuara çuditërisht e pabesisht, edhe pse shpresa për t’i bërë tonat është ende e gjallë, në pritje të vendimit të arbitrazhit sportiv.

Megjithatë, krahas festës, ka shumë që vrasin mendjen për t’u dhënë përgjigje ca pyetjeve të vështira: ku e ka gjenezën ky sukses, pse tani, pse kësisoj?

Duhet thënë se Ballkani ka patur gjithmonë një përfaqësuese që ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare. Jugosllavia e Stojkoviçit, Prosineçkit dhe Saviçeviçit do të eliminohej vetëm me 11-metërsha në çerekfinalet e botërorit të 1990-s në Itali, e mundur nga Argjentina. Po me 11-metërsha do të eliminohej Rumania në botërorin e 1994-s nga Suedia në çerekfinale, pasi një fazë më herët e kishte bërë Argjentinën të kthehej në shtëpi, me njërin prej golave të shënuar prej të famshmit Haxhi. Po atë botëror Bullgaria do të renditej e katërta, me brezin e artë të Stoiçkovit, Leçkovit dhe Balakovit. Më 11 korrik të 1998-s Kroacia do të fitonte ndaj Holandës me golat e Prosineçkit dhe Shukerit, për të zënë vendin e tretë në botërorin e Francës. Kulmin do ta arrinte Greqia, që do të shpallej kampione e Europës në vitin 2004, pasi do të ngadhënjente ndaj Portugalisë në Lisbonë.

E tashmë duket se i ka ardhur radha kombëtares shqiptare (nuk po i referohem si kombëtarja e Shqipërisë) të shkëlqejë. Sigurisht, nuk pretendojmë të shkojmë në finale të aktiviteteve europiane dhe botërore, por së paku, tani për tani, të marrim pjesë në to, për të mos bërë më tifozllëk për skuadra të tjera.

Shqipëria ka pasur ngahera lojtarë të shkëlqyer, trajnerë të mirë, ekipe të organizuara pëlqyeshëm, por asnjëherë nuk ka shkuar kaq larg e nuk ka prodhuar kaq besim e krenari. Gjer në vitet ’90 ndeshjet ndërkombëtare ishin me pikatore, e izolimi kishte sjellë një lloj konservimi të futbollit. Mungesa e përvojës ndërkombëtare, e bashkuar me klanet e krijuara në përfaqësuese, të njohura nga të tërë në ato kohë, e patën bërë të pamundur një sukses të pritshëm. Veç kësaj, ndarja me vëllezërit përtej kufirit qe një pengesë e madhe për bashkimin e forcave. Ja, mendoni, nëse Fadil Vokrri do të luante asokohe për kombëtaren e shqiptarëve, a do të kishim rezultate të tjera? Mbase po, e mbase jo, por pa dyshim që kombëtarja do të ishte ndryshe. Rënia e Murit të Berlinit solli tranzicione, luftëra, e gjithçka tjetër, duke mos lënë vend për futbollin. Me qetësimin e ujërave, ndërsa gjërat po shkonin në vendin e tyre, nisën dhe tentativat e para për t’i hedhur sytë nga kombëtarja.

Më duhet të them se me gjithë kritikat që i janë bërë Armando Dukës si kryetar i FSHF-së, nuk mund t’i mohohen përkushtimi dhe shtënia e një fryme të re në organizimin e ekipit tonë kombëtar. Por si? Përvoja kishte treguar se trajnerëve vendas u mungonte diçka në projektin e tyre, bashkuar me faktin se ata dështonin pandërprerë ta shmangnin presionin nga jashtë, duke rënë pre e tij. Kështu, ardhja e trajnerëve të huaj nisi të sjellë një frymë të re, ndonëse dalëngadalë. Kjo gjë ishte e dukshme, edhe pse rezultatet ishin të njëjta, duke na renditur gjithmonë në fund. Por këtu luante rol dhe pesha e trajnerit. Përjashtuar Otto Bariçin, asnjëri prej të ardhurve nuk kishte ndonjë sukses të spikatshëm, e mbase ndonjëri prej tyre ishte dhe në nivel amator, si Dosena, që nuk e pati të gjatë. Me ardhjen e De Biazit, një njohës e ekspert i futbollit italian, gjithçka ndryshoi. Kjo për shkak të seriozitetit të këtij njeriu, të qasjes së tij pozitive, të nivelit të tij të lartë profesional, e ngaqë zgjodhi të punojë me njerëz që në plan të parë kishin pasionin, e jo fitimin. Kështu, ish-futbollistët Bushi, Lala, Jupi e Gega kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, e kanë përzgjedhur elementët më të nevojshëm për skuadrën.

Ka dhe dy arsye të tjera për suksesin momental të kombëtares shqiptare. Së pari, thirrja në skuadër e lojtarëve që kanë lindur e janë rritur jashtë territorit të Shqipërisë. Ata, më së shumti kosovarë, e kanë çarë rrugën e tyre me punë të pandërprerë, me më shumë vullnet sesa talent. Të njohur për disiplinën profesionale, ardhja e tyre solli hap pas hapi zhdukjen e grupimeve brenda skuadrës, si një prej faktorëve që kishin penguar përparimin. Gjithashtu ndjenja e fuqishme kombëtare tek ta e ka shtuar sakrificën në lojën e ekipit, duke mos u dorëzuar për asnjë çast.

Si arsye tjetër thelbësore mund të përmendim rritjen e brezit të dytë të emigrantëve. Në lojtarët e afruar tani në kombëtare ka prej atyre që kanë lindur e janë rritur jashtë, të mbrujtur me një frymë tjetër e tërësisht profesionistë, larg ceneve e veseve të gjendshme dendur te futbollistët e rritur në Shqipëri. Këta vijnë se e ndjejnë së brendshmi nevojën për të përfaqësuar vendin të cilit i përkasin, pa u nisur aspak nga qëllime krejtësisht pragmatike.

E tërë kjo ka sjellë një frymë të shëndetshme brenda ekipit, një harmoni të përsosur, esenciale për arritjen e rezultateve të kënaqshme. Nëse e vini re, edhe pse një pjesë e lojtarëve shumë të mirë nuk luajnë për ndeshje me radhë për shkak të konkurrencës së jashtëzakonshme, ata nuk bëjnë zë, sepse synimi i tyre është suksesi i kombëtares, e jo aktivizimi i tyre i çastit.

Shtatori do të jetë një muaj i nxehtë për kombëtaren, kur do të vendoset dhe pjesëmarrja jonë në kampionatin e ardhshëm europian. Por, sido që të ndodhë, e vërteta është se jemi në rrugë të mbarë. Edhe në dështofshim këtë herë, do të kualifikohemi herën tjetër. E rëndësishme është që të ecim në shinat e vendosura, me përkushtim, profesionalizëm, larg meskiniteteve të ambientit përreth, e pa aventurizëm kur gjërat mund të shkojnë keq në një moment.

Nëse vazhdohet kështu, është e sigurt se herët a vonë do të vijë dhe ora e kombëtares së shqiptarëve në futboll!

Përgatiti: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Prej vitesh burim frymëzimi për mijëra persona: sërfistja me një krah bëhet nënë

Prej vitesh burim frymëzimi për mijëra persona: sërfistja me një krah bëhet nënë

Mbyllet “Albafone”, i vetmi operator telefonik shqiptar në Maqedoni

Mbyllet “Albafone”, i vetmi operator telefonik shqiptar në Maqedoni

VIDEO/ Fëmija me ngjyrën më të errët të lëkurës në botë

VIDEO/ Fëmija me ngjyrën më të errët të lëkurës në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni